Thellohen përcarjet në vendin bask | Bota | DW | 07.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Thellohen përcarjet në vendin bask

"Ne baskët vendosim vet për të ardhmen tonë". Kështu shprehet kryeministri bask Juan Jose Ibarretxe edhe pas refuzimit të planit të tij për një shtet të lirë bask nga parlamenti i Spanjës. Sidoqoftë vet vendi bask është ndarë thellë në dysh: frontet të armiqësuara, frika dhe heshtja mbizoëtrojnë në klimën e vendit.

Flamuri i baskeve

Flamuri i baskeve

Bashkëbiseduesi ynë i parë, një burrë në moshë mendohet pak para se të na përgjigjet. Ai jeton në Vitoria, kryeqytetin e vendit bask, aty ku Huan Hose Ibarretxe, shefi i qeverisë rajonale përpiloi planin e tij për shtetin e lirë:

"Ne nuk e njohim aq saktë planin e Ibarretxes, pasi që ai nuk na është sqaruar. Ne e dijmë vetëm se ata duan një shtet politik që do të asocionte me Spanjën. Dhe nëse një shtet asocion me një tjetër atëherë duhet të jetë një njësi konnstituive dhe në cdo moment të mund të thotë: unë jam një shtet, unë jam i pavarur, unë jam i lirë".

Pavarësi, pa e përmenduar atë me emër, sipas pikëpamjeve të shumë vëzhguesëve, është qëllimi i kryeministrit bask. Dhe përmes këtij hapi ai synon që në prag të zgjedhjeve rajonale të 17 prillit të bëj për vete sa më shumë nacionalistë bask. Ai me 1 shkurt morri fjalën në parlamentin spanjoll në Madrid dhe prezantoi planin e tij i cili ngriti në këmëbë në shenjë kundërshtimi 90 përqind të deputetëve:

"Ne baskët, të cilët sot jetojmë dhe punojmë në vendin bask, ne vendosim vet për ardhmërinë tonë", u shpreh Ibarretxe.

Me këtë rast ai nuk përmend se sa i përcarë është vet vendi bask rreth kësaj cështje. Megjithatë mu në këtë pikë qëndron problemi, mendon keshilltarja socialiste e bashkisë, Maite Pagazourtundua, vëllau i të cilës është vrarë nga organizata terroriste ETA.

"Nëse ne baskët nuk e pranojmë që jemi krejt të ndryshëm, se ka qytetarë që e ndjejnë veten si nacionalistë apo lokalistë dhe se ka të tjerë që nuk e ndjejnë veten ashtu, nëse ne nuk e pranojmë se ky është realiteti dhe se është mirë që është kështu atëherë ne nuk do të arrijmë të zgjidhim problemet tona", sqaron Pagazourtundu.

Përcarja e thellë dhe frontet e armiqësuara zotërojnë në gjendjen aktuale në vendin bask. Dhe për tejkalimin e tyre nuk nevojitet vetëm dialogu por në fund edhe konsensusi. Këtë e bëri të qartë edhe kryeministri spanjoll Hose Luis Rodrigez Zapatero në përgjigjen e tij ndaj fjalës së kryeministrit bask Ibarretxe.

"Për raportet e vendit bask me pjesën tjetër të Spanjës vendosin të gjithë baskët e jo vetëm gjysma dhe të gjithë spanjollët", tha Zapatero.

Por nacionalistët bask janë të një mendimi krejt tjetër. Sipas tyre vendi bask nuk ka të bëj asgjë me Spanjën, bile më pak se me vendet tjera mendon ky djalosh 20 vjecar:

"Nga Gjermania dhe Anglia më ndan vetëm fakti se janë vende tjera. Por me Francën dhe Spanjën kam atë problem se janë pushtues të cilët plackisin kulturën time", nënvizon ai.

Në një terren të tillë nuk manovron përfundimisht vetëm terrori i Organizatës seperatiste baske ETA e cila me vrasjet e saj jo vetëm që përhap frikë dhe tmerr por nuk lë as rast pa shfrytëzuar për thellimin e hendekut politik dhe ashpërsimin e klimës. Plani i Ibarretxes për shtetin e lirë përshembull nuk do të klaonte kurrë në parlamentin rajonal nëse nuk do të fitonte dhe votat që i mungonin nga sipmatizanët e ETA-s. Rrethanë kjo që shfrytëzohet nga Ibarrexe sipas motos: shumica është shumicë. Megjithatë kur bëhet fjalë për një cështje klaq të rëndësishme sic është ardhmëria e vendit bask në këtë mënyrë nuk mund të shkohet tutje. Këtë e pranon edhe miku partiak i Ibarrexes, Aitor Esteban:

"53 përqind nuk mund të detyrojnë 47 përqindshin tjetër. Por nga ana tjetër, 47 përqindshi nuk mund të pengoj 53 përqindshin që të veproj", sqaron Esteban.

Ata jetojnë së bashku në një hapësirë shumë të ngushtë, nacionalistët dhe jonacionalistët e vendit bask, si fqinj, kolegë të punës, shpesh edhe pjestarë të të njëjtës familje. Por dallimet e tyre në mendime shfaqen shumë rrallë hapur, mendon Jozeba Arregui një antar i dikurshëm i Partisë Nacionaliste të Ibarrexes:

"Ndarja nuk vërehet qartë pasi që shumica e baskëve ka vendosur të mos flas, të mos diskutoj. Të mos ngacmohet gjarpëri sic themi ne këtu. Në mënyrë që të mundësohet jeta e përbashkët në familje, me miq, në vendin e punës dhe në rrugë", sqaron Erreguie.

Dhe kjo sic duket është arsyeja pse kryeminsitri bask nuk është i interesuar për mbajtjen e një referendumi. Sa do të jenë jonacionalistët të gatshëm të marrin pjesë në një referendum të tillë dhe cka nëse njëra apo tjetra palë do të fitonte një shumicë aq të ngushtë votash dhe të tregoj sa i thellë është hendeku në vendin bask?.

  • Data 07.02.2005
  • Autor Oliver Glap
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQg
  • Data 07.02.2005
  • Autor Oliver Glap
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQg
Reklamë