1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Thashethemet ngrenë në këmbë refugjatët në Greqi

6 Prill 2019

Pas zërave në mediat sociale për hapjen e kufirit të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, janë mbledhur në Selanik 2000 migrantë, që duan të marshojnë në veri drejt Europës. UNCHR u kërkon refugjatëve të kthehen në kamp.

https://p.dw.com/p/3GOqR
Griechenland Flüchtlinge verlassen Flüchtlingscamp bei Diavata
Fotografi: Reuters/A. Avramidis
Griechenland Flüchtlinge verlassen Flüchtlingscamp bei Diavata
Fotografi: Reuters/A. Avramidis

Rreth 2000 migrantë janë gati të lenë çadrat e tyre në Greqi e të nisen drejt veriut për të hyrë në Europë - si në kohën e krizës së refugjatëve në vitin 2015. Një numër i madh policësh grekë i ka penguar ata në marshimin e tyre, por në ditën e tretë të grumbullimit, ata shprehen hapur, se duan të marshojnë 60 kilometra në drejtim të Maqedonisë së Veriut për të ndjekur itinerarin e Ballkanit si në vitin 2015.

Interneti - si kuzhinë për thashetheme

Aktualisht migrantët banojnë në një kamp afër Diavatas, nga ku ata duan që të nisin marshimin. Në ditët e kaluara u përhap fjala në rrjetet sociale, se kufiri i Greqisë me Maqedoninë e Veriut është hapur. UNHCR ka paralajmëruar që të mos besohen zëra të tillë të përhapur.  Migrantët duhet të kthehen në kampet e tyre, autobusët për këtë janë gati. Edhe ministria greke bëri të qartë se nuk ka kufi të hapur. Policia kritikoi, se disa në kampin e Diavatas përdorin gratë dhe fëmijët si pararojë për të thyer bllokadën e policisë. Ka mes migrantëve njerëz që duan të provokojnë tensione tha nëpunësi përgjegjës i Ministrisë së Migrimit për kampet në veriun grek, Nikos Ragkos.

Griechenland Flüchtlinge Protest in Athen
Protestë në AthinëFotografi: picture-alliance/Photoshot/M. Lolos

Grumbullime të migrantëve që duan të udhëtojnë drejt veriut ka pasur edhe në Athinë. 300 vetë të premten aty bllokuan stacionin e kryeqytetit grek. Lëvizja e trenave u pezullua për disa orë. Në kulmin e krizës së refugjatëve u ndërtua një gardh mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky gardh ekziston ende dhe vrojtohet. Me këtë u mbyll gati tërësisht itinerari i Ballkanit. Në vitet 2015 e 2016 erdhën më shumë se 1 milionë vetë përmes këtij itinerari në Gjermani.

la/AR/stu/(dpa)