1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Thaçi shpall të jetë fitues i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

18 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CIWz

Në Kosovë, përfunduan me sukses zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Në zgjedhje është shënuar një pjesmarrje e vogël e elektoratit. Afro 45 % të qytetarëve të Kosovës morën pjesë në votime, ndërsa zgjedhjet u bojkotuan pothuaj tërësisht nga serbët e Kosovës. Rezultate paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për fituesin e zgjedhjeve akoma nuk ka, mirëpo, organizatat vendore që vëzhguan zgjedhjet shpallin fituese PDK-në e udhëhequr nga Hashim Thaçi. Vet Thaçi në orët e mesnatës me ithtarë të partisë së tij ka festuar fitoren në 'Sheshin 21' në Prishtinë.