Thaçi serbëve në Kosovë: inkuadrohuni në institucionet kosovare
19 Janar 2008Kryeministri i Kosovës, Hashi Thaçi, siguroi serbët e Kosovës që qeveria e tij do të punojë në respektimin e të drejtave të tyre, mirëpo, në të njejtë kohë kërkoi nga ta që të integrohen në Kosovë. Kryeministri, Thaçi, tha se institucionet e Kosovës do ta zbatojnnë me përkishmëri planin e statusit të ndërmjetësuesit, Marti Ahtisari, plan ky që u gananton shumë të drejta serbëve të Kosovës. Në këtë linjë ai tha se do të jetë kryeministër i të gjithëve.
Serbët e Kosovës ne qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi, drejtojnë dy ministri: atë të punës dhe mirëqenjës sociale dhe ministrinë e kthimit. Serbët e Kosovës, tani përfaqësohen edhe në kuvendin e Kosovës me 10 deputetë. Mirëpo, në institucionet e Kosovës nuk është e përfshirë partia politike më e madhe e serbëve të Kosovës, "Lista Serbe për Kosovë e Metohi', e udhëhequr nga Oliver Ivanviç. Ky i fundit vazhdon t'i qëndrojë besnik qëndrimit të autoriteteve të Beogradit, që serbët e Kosovës të bojkotojnë institucionet e Kosovës. Oliver Ivanoviç, është shprehur hapur që përderisa qëllimi i udhëheqësve politik kosovar është pavarësia e Kosovës atëherë ai nuk dëshiron të jetë pjesë e saj.