1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Thaçi hedh poshtë akuzat

17 Dhjetor 2010

Të enjte në mbrëmje (16 dhjetor) kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në një konferencë për media hodhi poshtë të gjitha akuzat në raportin e hetuesit të Këshillit të Evropës Dik Marti.

https://p.dw.com/p/QeA8
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës Hashim ThaçiFotografi: picture alliance / dpa

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi hodhi poshtë akuzat e raportuesit të KE-së Dick Marty i cili e akuzon Thaçin si kreun e një grupi kriminal që trafikonin organet e marra nga serbët që mbaheshin në burgje sekrete të UÇK-së. Hashim Thaçi, kërkoi hetimin e të gjitha akuzave që përmenden në raport.

Këto akuza sipas tij janë të motivuara politikisht. "Qeveria e Kosovës dhe unë personalisht kërkojmë që sa më parë të inicohen procedura profesionale për të gjitha deklarimet që përmban raporti që të zbardhet e vërteta. Po ashtu kërkojmë nga Dik Marti që të gjitha faktet dhe dëshmitë që pretendon që ka t`i dorëzojë tek organet kompetente të drejtësisë për të ndihmuar procesin hetimor” tha Hashim Thaçi.

Kryeministri Thaçi tha se akuzat e Dik Martit janë ofenduese dhe paralajmëroi veprime ligjore. "Unë do të shqyrtoj të gjitha mundësitë legale dhe politike për të kundërshtuar këtë raport tendencioz dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe drejtësinë," tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që t`i marrin me qetësi këto raporte, duke theksuar se ka dëshmuar dhe është shembull i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama