1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Thaçi: Ata që inicuan trazirat janë inicues të destabilitetit në Kosovë dhe të situatave të papranueshme!

Fadil GASHI18 Mars 2004

Kryetari i PDK, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në SHBA, në një prononcim për DW, tha se ngjarjet e dhimbshe që ndodhën në Mitrovicë duhet të shërbejnë në të ardhmë si një shembull për të kthyer vëmendjen nga shkaktarët e ngjarjeve të tilla dhe për t´i eliminuar ata shkaktarë, që në të ardhmën ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

https://p.dw.com/p/AqvY
Fotografi: AP

Zhvillimet në Kosovë janë të dhimbshme, janë të rënda, por vlerësoj se do të ketë qetësim të situatës. Unë u shpreh ngushllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në këto protesta, gjithashtu u uroj shërim edhe të lënduarve. Besoj se këto ngjarje do të jenë një shembull, i cili do të kthente vëmendjen për të eleminuar shkaktarët e ngjarjeve të tilla dhe për t´i eleminuar ata shkaktarë që kjo të mos ndodh më. UNMIK-u duhet të jetë më aktiv në shpërbërjen e strukturave parlele serbe si burim të destabilitetit në Kosovë. Vlerësoj se strukturat paralele serbe dhe ata që kanë inicuar këto përplasje, thjesht janë inicues të destabilitetit të Kosovës dhe krijimit të situatave jo të pranueshme, as për qytetarët e Kosovës, as për ndërkombëtarët. Dhe, unë besoj se këto zhvillime nuk do të jenë ato që do ta shtynë zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, sepse shqetësimi për zgjidhjen e statusit politik dhe zgjidhja përfundimtare e këtij statusi, nënkupton stabilitet, paqe, siguri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët!