Testi i botëkuptimit ka ngjallur diskutime të ashpra | Gjermania | DW | 06.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Testi i botëkuptimit ka ngjallur diskutime të ashpra

Qeveria e koalicionit zi-e verdhë e landit gjerman të Baden-Vyrttembergut futi në fillim të vitit në përdorim të ashtuquajturin test të botëkuptimit për myslimanët- një zgjidhje e diskutueshme, e cila ka shkaktuar kundërshtime të mëdha

Islamiste në Gjermani.

Islamiste në Gjermani.

Çfarë përgjigje do të jepnit, po t'ju duhej të komentonit këtë pohim: "demokracia është forma më e keqe që kemi e qeverisjes, por më e mira që ekziston." A iu vjen menjëherë në mendje përgjigjia, apo filloni të vrisni mendjen? Kjo e fundit nuk do të paraqiste ndonjë problem për aq kohë sa jeni nënshtetas gjerman ose vini nga një vend jo-islamik. Nëse vini nga një shtet islamik ose nuk jeni nënshtetas gjerman kjo mund të shndërrohet në problem. Sepse kjo pyetje është një nga 30 pyetjet të të ashtuquajturit test të botëkuptimit, me të cilin që prej fillimit të vitit, qeveria e landit të Baden Vyttembergut teston myslimanët që duan të marrin nënshtetësinë gjermane për "qëndrimin e tyre të brendshëm ndaj rendit kushtetues". Të flasim hapur: edhe një nënshtetas gjerman mund të ngatërrohej po t'i duhej t'i përgjigjej një pyetjeje të tillë. Që katalogu i pyetjeve të autoriteteve të emigracionit të landit të Baden-Vyttembergut ka shkaktuar diskutime të ashpra në opinionin e këtushëm, kjo ka disa shkaqe. Nga njëra anë shtrohen një sërë pyetjesh, të cilat e vënë në provë qëndrimin e brendshëm të kandidatëve në një mënyrë të tillë, sic nuk u vihet në provë as nënshtetasve gjermanë. Kjo në Gjermani konsiderohet në fund të fundit si çështje private, tek e cila nuk ka të drejtë të ndërhyjë askush, as edhe shteti. Më rëndë peshon megjithatë fakti, që katalogu i pyetjeve u shtrohet vetëm njerëzve me origjinë nga shtete islamike, gjë që qeveria e landit të Baden-Vyttembergut e justifikon me faktin se pas një studimi, një e pesta e myslimanëve që jetojnë në Gjermani mendon se kushtetuta gjermane nuk është në pajtim me fenë islame. Kjo në të vërtetë të shtyn në mendime. Dhe nuk mund të thuash se shoqëritë paralele në Gjermani nuk paraqesin një problem. Po a mund të pengojë një test botëkuptimi, që të drejtat e nënshtetësisë të humbasin në botë të tilla paralele ose në terrorizëm? Të tingëllon naiv besimi që fundamentalistët mund t'i filtrosh me katalog pyetjesh. E ke të vështirë të përfytyrosh që një terrorist potencial t'i quajë atentatorët e 11 shtatorit "luftëtarë të lirisë" kur i shtrohen pyetje për nënshtetësinë. Ja që botëkuptimi nuk mund të provohet që nga jashtë. Një gjë është e padiskutueshme: ai që dëshiron të fitojë nënshtetësinë gjermane, duhet të respektojë vlerat bazë të kushtetutës. Eshtë një fakt edhe që kjo nuk ndodh gjithmonë. Por kjo kërkesëw nuk shtrohet vetëm për myslimanët, por për të gjithë ata që duan të fitojnë nënshtetësinë. Që ministria e Baden Vyttembergut bën këtu një dallim të qartë midis kandidatëve për nënshtetësi nga vendet islamike dhe jo islamike, këtë shumë përfaqësues të botës islamike, por edhe një numër i madh politikanësh e konsiderojnë si veprim përjashtues dhe diskriminues. Ndoshta ky proces unikal deri tani në Gjermani, duhet parë edhe nën një aspekt krejt tjetër. Për tri muaj në landin e Baden-Vyttembergut do të zgjidhet një qeveri e re e landit. Fushata elektorale ka filluar që këtë javë.
  • Data 06.01.2006
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1o
  • Data 06.01.2006
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1o