Terrori cënon planin për anëtarësimin e Turqisë në BE | FOKUS | DW | 18.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Terrori cënon planin për anëtarësimin e Turqisë në BE

Në Bruksel do të vendoset sot për cështjet primare për zgjërimin e Bashkimit Evropian. Do të jenë këto edhe konsultimet e fundit para hapjes eventuale në tetor të negoaicatave për anëtarësimin e Turqisë në BE. Ekspertët thonë se përfaqësuesit e këtij organizmi do ti përmbahen planit të negociatave me Turqinë, por shpërthimet e fundit në këtë vend mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm.

default

Terrori me bomba në parajsën e pushimeve në Turqi mund të ketë pasoja serioze për anëtarësimin eventual të këtij vendi në Bashkimin Evropian. Me këtë do të merren sot edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE. Mirëpo që tani dihet se ndaj kësaj cështjeje ekzistojnë dy këndëvështrime: idhtarët e anëtarësimit do të ndjehen të forcuar me shpjegimin se anëtarësimi i Turqisë në BE do të ishte sinjali më i fuqishëm në luftën kundër terrorizmit. Por të forcuar ndjehen edhe kundërshtarët e anëtarësimit.
Diplomatët në Bruksel thonë se shumë vende janë skeptike ndaj planit të tanishëm për pranimin e Turqisë. Dyshimet janë shprehur edhe para dy sulmeve të fundit në vendet turistike. Komisioneri për zgjërimin, Oli Ren shprehet kundër këtyre dyshimeve: "BE është ndërtuar mbi parimin se marrveshjet duhet të respektohen", pohon ai duke shtuar se kjo do të thotë se negociatat duhet të fillojnë në qoftë se Turqia i plotëson kushtet e parashikuara.
Ren do të paraqes sot planin e hartuar për negociata me Turqinë. Eshtë e domosdoshme që plani të miratohet prej qeverive të 25 vendeve anëtare, si kusht për fillimin e negociatave me 3 tetor.
Për shumicën është shumë e qartë se gurëthemeli i planit parashikon anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE. Për këtë angazhohet edhe Ankaraja zyrtare.
Mirëpo, është e mundur që në Bruksel të kontestohet anëtarësimi i Turqisë. Franca dhe Holanda do të rimendohen për këtë plan, për shkak të refuzimit me referendum të kushtetutës evropiane dhe anëtarësimit të Turqisë. Eshtë e mundur që anëtarësimi të kundërshtohet edhe prej disa vendeve ballanike, në radhë të parë Sllovenisë dhe Hungarisë por edhe Austrisë. Ato kanë kushtëzuar votën e tyre më negociatat e njëkohësishme për pranimin e Kroacisë në BE.
Ky mund të jetë një problem i madh për faktin se në Bruksel thuhet se pa bashkëpunimin e plotë të Kroacisë me Tribunalin e Hagës, nuk do të ketë anëtarësim në BE.
Mirëpo edhe në qoftë se ministrat sot deklarohen në favor të Turqisë, për qeverinë e Ankarasë mbetet edhe një pengesë serioze. Para fillimit të negociatave ajo duhet të nënshkruajë një marrveshje për unionin e doganave me BE. Kjo do të thoshte në mënyrë indirekte edhe njohje e kufijëve të jashtëm të Qipros. Pa këtë nënshkrim nuk do të ketë negociata. Të paktën kështu thuhet në këtë moment. Deri tani nuk dihet se kur do të nënshkruhet kjo marrveshje, sepse Turqia i ka shtyrë disa herë terminet e parashikuara.


  • Data 18.07.2005
  • Autor Helga Shmit
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjp
  • Data 18.07.2005
  • Autor Helga Shmit
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjp