1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Temat:Miratimi i Kushtetutës Evropiane nga ana e Parlamentit gjerman dhe vlerësimi i ri për tatim (TVSH - tatimi i vlerës se shtuar)

Gerhard Friese12 Maj 2005
https://p.dw.com/p/ArvY

Për gazetën „Rhein-Neckar-Zeitung“ të Hajdelbergut Kushtetuta e BE-së është e
domosdoshme:

„E panjohura më e madhe evropiane, e cila tani shkon nga dera në derë, për
të marrë miratimin e popujve ose të përfaqësuesve të tyre, është qenie e
kompromisit të nderthurur për t’i zgjatur jetën BE-së në të ardhmen dhe kjo është domëthënëse. Me një fjalë është një "Po", përndryshe BE-ja rikthehet mbrapa dhe për shkak të zgjerimit të mëtejshëm, mund t’i ndodh shpërbërja.“


Edhe gazeta „Fränkische Tag“ nga Bambergu përshëndet votën pro:

„Natyrisht se kjo vepër kushtetuese duhet të ketë mangësitë e veta dhe
sigurisht që për një „Magna Charta“, e cila do të duhej të ketë një berthamë
dhe një shpirt për një Evrope të bashkuar, me formulime të përmbledhura në
mënyrë të ngjeshur e precize, vërtetë është tepër voluminoze., me përmbajtje
të tepert dhe me paqartësira. Megjithatë është e mrekullueshme, që të
gjitha fraksionet në Parlament, me shumicë kaq të madhe e kanë miratuar. Ky
është sinjal, se të gjitha forcat politike në Gjermani janë të gatshme, që
të punojnë edhe mëtutje për këtë Evropë. Se a është Evropa vërtetë në
gjendje të mirë, tani varet nga votimi i francezëve me 29 maj", komenton gazeta "Frenkishe tag".

"Edhe më shumë shikimin drejt të ardhmes",titullohet komenti i botuar në „Nürnberger Nachrichten“:

„Nëse do të mbijetojë Kushtetuta edhe me votimin e francezëve, atëherë mbeten
në radhë refuzuesit potencial anglezë. PO-ja e britanikëve është një mirësi
e çmueshme, e cila vështirë se do arrihet. Që nga vonesa e anëtarësimit të
atëhershëm të Britanisë se Madhe në EëG, e cila më shumë ka qenë e interesuar
për një zonë të lirë tregetare, se sa për përparime politike, ajo nuk ka lënë
gjë pa provuar që të frenojë rritjen e BE-së. Kryeministri Toni Bler do të
duhej të shfaqë nje energji më të madhe, nëse dëshiron t’i bind britaniket për
domosdoshmërinë e Kushtetutës.“


Gazeta berlineze „Die Welt“ kritikon sidomos kalimin e të drejtave të
sovranitetit në instancat e Brukselit:

„Transferimi i sovranitetit shtetëror po arsyetohet me argumentin se vetëm
BE-ja do të jetë në gjendje të përballojë sprovën e një bote të globalizuar.
Të habit fakti, se si pranohen kaq lehët këto lloj arsyetimesh. Deri sot
BE-ja nuk ka mundur të zgjidh ndonjë problem, edhe pse ka pëvetësuar të
drejta në mënyrë të vazhdueshme. Akoma nuk kemi ndonjë alternativë ndaj
sovranitetit dhe funksionalitetit të shtetit kombëtar dhe elitat e tij, të
cilat brënda kufive të definuar qartë, me procedurë demokratike, duhet të
deshmohen dhe të arsyetohen para qytatarëve.“

Gati 68 miliardë euro nga të ardhurat e tatimit do t’u mungojnë federatës,
republikave dhe komunave deri në vitin 2008. Gazeta „Lübecker Nachrichten“komenton:

„Ne jetojmë mbi mundësitë tona, të dalurat duhet të zvogelohen. Sigurisht,
opozita nxit dhe pengon njëkohësisht. Megjithatë, për gjendjen arkës së parave, para se gjithash
është përgjegjëse qeveria. Ajo nuk po ia del, që ta vë në lëvizje ekonominë. Në
të kundërtën, ajo po shkelqen me kalkulime të gabuara. Shëmbulli më i ri:
Hartz 4 do të duhej të kursente miliarda. Tani kjo reformë po kushton edhe disa miliarda më shumë.“


Gazeta „Stuttgarter Zeitung“ kërkon shkurtimin e daljeve të parave të
buxhetit:

„Gjermania nuk po lengon nga problemet konjukturale, por nga problemet
strukturore. Të gjitha struktura përkatëse dhe sigurimet sociale sigurojnë
rreth 80 miliardë euro defiçit në vit. Qeveria nuk ka gjetur deri me tani
ndonjë përgjigje për këtë. Zgjidhja është banale: Sigurisht një politikë e
mirë ekonomike do të duhej t’i zbuste problemet. Nëse Gjermania nuk dëshiron
të përfundojë në gërmadhë, atëherë duhet t’i shkurtojë shpenzimet.“