Temat: Mbi Papa Gjon Palin e II, embargoja e armëve ndaj Kinës, pozicioni i Shrëderit dhe Ministrit të tij të Jashtëm, Fisher, kriza e koalicionit në Austri | Studimi në Gjermani | DW | 06.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Temat: Mbi Papa Gjon Palin e II, embargoja e armëve ndaj Kinës, pozicioni i Shrëderit dhe Ministrit të tij të Jashtëm, Fisher, kriza e koalicionit në Austri

Gazetat gjermane vazhdojnë të përqëndrohen tek figura e papës, tek kriza e koalicionit në Austri,si edhe kundërvënia e Fisherit ndaj heqjes së embargos së armëve për Kinën

Lidhur me qëndrimin negativ të Ministrit të Jashtëm gjerman, Joshka Fisher ndaj heqjes së embargos së armëve për Kinën, gazeta Wetzlarer Neuer Zeitung shkruan:
Në konfliktin mes besnikërisë ndaj kancelarit dhe detyrimit partiak, Fisherit nuk i mbetej rrugë tjetër veç qëndrimit pro partisë së tij: Jo, Eksportit të armëve me Kinën! Megjithatë mbetet e hapur pyetja: Pse mban ai këtë qëndrim pikërisht tani? Edhe një herë tjetër Fisherit duket se po i humbet instikti.


Ndërsa Neue Westfalische po mbi këtë temë shkruan:
Mospërputhje në çështjen e embargos ndaj Kinës: Elektorati tradicional i socialdemokratëve nuk ka qenë ndonjëherë ndonjë përkrahës i madh i eksportit të armatimit. Këtë e di edhe Fisheri. Në rast se kancelari nuk ndryshon qëndrim, atëherë do të ndëshkohet SPD-ja, jo ekologjistët. E parë nga kjo anë, manovra e frenimit të Fisherit nuk u mor vetëm prej bindjes personale, por është e motivuar edhe nga ana strategjike.

Ostthüringer Zeitung komenton në mënyrë kritike:
Pa përmendur këtu që zhgënjehesh kur mendon, se pikërisht një qeveri e udhëhequr nga socialdemokratët mbështet ecjen përpara të tregtisë së armëve dhe akoma më shumë, kur partneri kërcënon hapur me luftë, shto këtu që eksporti gjerman i armëve në rajonet me konflikte është i ndaluar me ligj, del në përfundimin, se sfondi politik i kësaj çështjeje të ofron shumë material për debat. Vetem pse presidenti francez, do që t'i ecë e tija kundër amerikanëve, nuk do të thotë që edhe Shrëderi të ndjekë gjurmët e tij. Vetëm po qe se Shrëderi do të na tregojë se si ai di t'i ndreqë punët e kësaj bote me elegancën e një burri shteti. Dhe po qe se është kështu, ai ka njëherë shumë punë, për të ndrequr në shtëpinë e tij.


Ndërrojmë temë: Kriza e koalicionit në Austri.

Frankfurter Allgemeine Zeitung lishur me këtë vëren:
Ajo që ndodh është një ndryshim fluturak, pra nuk ndryshon partneri i koalicionit dhe personeli, por ndërron vetëm emri. Aktorët kryesorë duhet të bien dakord, nëse shkurtimi "BZÖ", do të thotë "Lëvizja" apo "Liga për të ardhmen e Austrisë". Nga ana kushtetuese nuk ka shumë për të thënë për këtë ndërrim, për sa kohë që qeveria e ka të siguruar shumicën në parlament.

Süddeustche Zeitung po mbi këtë temë shkruan:
Kritika e drejtë ndaj sëmundjes së Austrisë qysh prej 1945, pra kartelit të përjetshëm të pushtetit mes socialdemokratëve dhe kristiansocialëve bënë të fuqishëm politikanin Hajder dhe partinë e tij. Rithemelimi i partisë në "BZÖ" i shërben sërish po kartelit të pushtetit. Kjo parti ndjek si pikë program të sajin, të jetë mbështetëse për kancelarin Wolfgang Shysel. Kjo gjë as në Austri nuk ka të ardhme.

Në qendër sërish vazhdon të jetë figura e papës. Gazeta Die Zeit shkruan:
Flitet shumë për vuajtjen dhe vdekjen e papës. Madje thuhet se ai inskenoi shumë vetë. Çfarë keqkuptimi! Papa Gjon Pali u përpoq të përcillte mesazhin e Pashkëve, thjesht sepse kjo ishte për të e rëndësishme. Të tjerë thonë, se ai me këtë dha sinjalin, që të integrohen hendikapatët dhe ata që janë duke vdekur. Edhe ky është një keqkuptim, edhe pse me synim të mirë. Sepse ajo që donte të thoshte Papa nuk ishte lutja për integrim në shoqëri, por ajo që njeriu edhe pse mund t'i kenë mbetur fuqitë e fundit, mund të lëvizë diçka.

Gazeta Kieler Nachrichten mbi papën shkruan:
Jo vetëm Papa Gjon Pali i II, por edhe papë të tjerë para tij, u shprehën për moslejimin e grave si priftëresha. Ata këmbëngulën tek colibati, po ashtu si edhe në hirearkinë e rreptë të kishës. Pasardhësi i Vojtilës, edhe po qe se ai do të paraqitet si "papë reformator", nuk do të lëkundë ato themele që janë ngritur prej shekujsh. Nga ana tjetër edhe stanjacioni nuk i zgjidh problemet. Rruga të çon pa dyshim drejt reformave. Për fat të keq përvoja na mëson se kisha katolike numëron me shekuj dhe jo me vite.

  • Data 06.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arw3
  • Data 06.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arw3