Temat e shtypit: Vizita e presidentit amerikan Xhorxh Bush në Evropë dhe rezultati i zgjedhjeve në landin e Shlesvig-Holsteinit | Studimi në Gjermani | DW | 22.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Temat e shtypit: Vizita e presidentit amerikan Xhorxh Bush në Evropë dhe rezultati i zgjedhjeve në landin e Shlesvig-Holsteinit

Lidhur me vizitën e presidentit amerikan në Evropë në "Frankfurter Allgemeine Zeitung" lexojmë:

"Eshtë e vetkuptueshme që edhe në të ardhmen do të ketë mosmarrëveshje për metodat dhe prioritetet, në rastin e Iranit perëndimi ndodhet para një prove të re. Por sa delikate është ajo nuk është çështje vendimtare në këtë mes. Me rëndësi është se sa ë shtë Amerika e gatshme që të lejoj pjesëmarrjen e partnerëve të saj në hartimin e agjendës atlantike, pra të pranoj me kohë ndikimin e tyre. Dhe sa është Evropa e gatshme, e cila ka parasysh dëshirat e saj, të kuptoj seriozisht dëshirat e Amerikës. Për një refuzim të guximshëm atëherë kur Bush flet për lirinë dhe demokracinë si kusht për paqën, nuk do të ketë më vend", thuhet ndër të tjera në komentin e "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Gazetat gjermane sot komentojnë gjerë e gjatë edhe fjalimin e djeshëm themelor të presidentit amerikan Xhorxh Bush në Bruksel. Lidhur me këtë nga gazeta "Die ëelt" veçojmë:

"Fjalimi i presidentit amerikan drejtuar evropianëve nuk ka se si të ishte më i ngrohtë dhe miqësor, më i hapur dhe kooperativ. Bush nuk ju drejtua vetëm antarëve të Natos dhe Bashkimit Evropian por u angazhua edhe për secilin veç e veç dhe për të gjitha si bashkësi. Vet vizita e djeshme ishte e para e këtij lloji në Bruksel. Deri më sot asnjë president amerikan nuk ka vizituar si të tilla institucionet e Brukselit. Me vizitën e Bushit Shtëpia e Bardhë nënvizoi se çfarë rëndësie ka ndërkohë Bashkimi Evropian për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bush angazhohet të lejoj aleatët evropianë të jenë bashkëpjesëmarrës në vendime. Dhe evropianët janë të interesuar për këtë", lexojmë në të përditshmen "Die ëelt".

Fjalimi i presidentit Xhorxh Bush komentohet sot edhe nga redaksia qendrore e Deutsche ëelle. Në komentin e tij Grahame Lukas thekson:

"Nuk ka dyshim : Xhorxh Bushi shqetëson shpirëtrat në Gjermani deh Evropë. Eshtë e thjeshtë të kritikosh presidentin e rizgjedhur amerikan. Kjo për faktin se ai i përshtatet në shikim të parë shumë mirë rolit të kaubojit i cili njëherë gjuan e pastaj pyet se për çfarë bëhet fjalë. Nga ky këndvështrim edhe një luftë e ardhshme kundër Iranit dhe Koresë Veriore është vetëm çështje kohe. Kjo për faktin se dëgjohet shumë shpesh të thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që në botën e sotme të realizojnë interesat e tyre gjithmkund dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, në rast nevoje edhe me dhunë ushtarake. Bëhet fjalë për sigurimin e rezervave të naftës dhe mbajtjen në fuqi të epërsisë ushtarake. Këto pikëpamje janë shumë aktuale në Evropë edhe në publikimet në gazetat me renome evropiane. Në këtë mes shpesh harrohet që e keqja e cila nga e majta evropiane identifikohet me Bushin, pra lufta e Irakut ishte pasojë e drejtpërdrejtë e sulmeve terroriste të 11 shtatprit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sidoqoftë, fakti që Xhorxh Bush viziton Bashkimin Evropian në fillim të periudhës së tij të dytë legjsilative është një shenjë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tre vjet e gjysëm pas sulmeve të 11 shtatorit sërish kanë nevojë për mbështetjen evropiane. Këtë e bëri të qartë Bush edhe në fjalim e tij në Bruksel", thuhet ndër të tjera në komentin e Deutsche ë elles.

Poashtu komentatorët gjermanë trajtojnë edhe sot rezultatin e dobët të shënuar nga socialdemokratët gjermanë në zgjedhjet për landin e Schlesvig-Holstein-it.

Lidhur me këtë në "Märkische Allgemeine" lexojmë:

"Heide Simonis do të drejtoj një qeveri të pakicës dhe mjerimi do të vazhdoj në landin e Shlesvig-Holsteinit. Kjo për faktin se për ndërhyrje masive strukturore siç është aplikimi i shkollave unike qeverisë së landit do t`i mungoj baza e nevojshme e legjitimitetit. Për Shlesvig-Holsteinin më e mirë do të ishte një forcë e madhe dhe e aftë për veprim por rezultati i zgjedhjeve nxorri nëpah diçka tjetër, dy kampe që paralizojnë njëra-tjetrën. Edhe pse Haide Simonis ishte në përparësi ndaj sfiduesit të opozitës me vlerat e saj, si me simpatinë ashu dhe kompetencën për udhëheqje prapëseprapë ato nuk mjaftuan për një fitore bindëse. Nëse karizma e një kandidati në zgedhje në të ardhmen nuk do të arrij të shmang vëmendjen nga papunësia dhe zhvillimi ekonomik atëherë socialdemokratët dhe të gjelbërit duhet të përgatiten mirë dhe atë jo vetëm për zgjedhjet në landin e Nordhajnvestfalisë" konkludon gazeta "Märkische Allgemeine".

  • Data 22.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArwZ
  • Data 22.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArwZ