Temat e Shën-Petërburgut Lindja e Mesme, Irani, Iraku | Politika | DW | 29.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Temat e Shën-Petërburgut Lindja e Mesme, Irani, Iraku

Para takimit të ministrave të jashtëm të G8-s në Moskë. Ky është një takim parapërgatitor në kuadër të zhvillimit të samitit të G8-s në mesin e korrikut.

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov

Dokumentat përfundimtarë edhe për pak janë gati, deklaron Sergej Lavrov. Ministri i jashtëm rus duket se synon të largojë çdo lloj tensioni në prag të takimit të shefave dhe kryeministrave të vendeve më të industrializuara në Shën-Peterburg, po qe se ka ekzistuar një tensionim i tillë.

Sot takohen për herë të fundit ministrat e jashtëm të vendeve të G8-s në Moskë, të cilët do të drejtojnë vëmendjen tek temat ndërkombëtare.

Në axhendën e ditës qëndron mjaft lart Lindja e Mesme, ku ushtria izraelite pas rrëmbimit të një ushtari të saj nga ekstremistët palestinezë ka hyrë në Rripin e Gazës me tanke dhe këmbësori.

Komisarja e BE-së për politikën e jashtme, Benita Ferrero-Valdner, e ardhur qysh dje në Moskë, është mjaft e shqetësuar për këtë zhvillim:

"Situata është mjaft e rrezikshme dhe tepër tepër e ngarkuar. Unë besoj, se është mjaft e nevojshme që të dyja palët të marrin me shumë kujdes përgjegjësi që ju takojnë, përndryshe do të shpërthejë një krizë e vërtetë, të cilën nuk mund ta zbusë dot asnjë palë tjetër."
Edhe ministrat e jashtëm të vendeve të tjera G8-s apelojnë ndaj pengmarrësve të lirojnë ushtarin izraelit ndër ta edhe ministrja e jashtme amerikane, Kondoliza Rajs dhe homologu i saj gjerman, Frank Valter Shtajnmajer. Komisarja e BE-së për politikën e jashtme, Benita Ferrero-Valdner shton:

"Nga ana tjetër duhet që Izraeli të përpiqet sa më shumë të jetë e mundur të reagojë më vetpërmbajtje. Duhet risjellë rryma elektrike."

Në fokusin e ministrave të jashtëm të G8-s do të jetë edhe gjendja në Irak.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë të ditusr pas vrasjes së katër diplomatëve rusë, se shërbimet sekrete ruse në Irak do të vazhdojnë të përndjekin terroristët- dhe shprehimisht do t'i "shkatërrojnë".

Në të vërtetë Putini do të jetë në qendër edhe sepse Rusia do të marrë kryesinë e radhës së G8-s. Kështu nuk ishte aspak e rastësishme që presidenti rus vetëm para pak ditësh, adresoi fjalë të qarta SHBA-ve. Pa e përmendur emrin e vendit ai kërkoi "barazi dhe respekt" për Rusinë.


"Disa na shohin ne përmes një prizmi të veçantë dhe madje me paragjykimet e së shkuarës. Dhe ata e shohin si kërcënim një Rusi të fortë, që tanimë po rindërtohet. Disa janë të gatshëm të na fajësojnë, sepse ne ne kemi ambiciet e të pasurve të rinj. Ose si kemi dëgjuar para pak kohësh, na akuzojnë se bëjmë presion me energjinë."

Me këtë Putini ka patur parasysh fjalimin e ashpër të zëvendëspresidentit amerikan, Dik Çenei në vendet balltike.

Kjo nuk e lehtëson gjetjen e një gjuhe të përbashkët në problemin më akut, konfliktin atomik me Iranin. Ndërkohë që anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania pasi kanë i bërë një ofertë mjaft të zgjeruar Iranit, kërkojnë një përgjigje të shpejtë, Putini dhe ministri i tij i jashtëm nuk duan t'i vënë ultimatum Iranit dyshues dhe as t'i bëjnë presion.

  • Data 29.06.2006
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpS
  • Data 29.06.2006
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpS