1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Temat e pasqyrës së shtypit: Ukraina raportet me Rusinë dhe BE-në, Gjermania kërkon veton në Këshillin Sigurimit

10 Dhjetor 2004

Vëmendja e analistëve të gazetave të sotme gjermane përqëndrohet në kërkesën e Gjermanisë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit dhe pretendimin për të pasur të drejtën e vetos në forumin më të lartë botëror.

https://p.dw.com/p/Arxd
Salla plenare e Këshillit të Sigurimit
Salla plenare e Këshillit të SigurimitFotografi: AP

Lidhur me zhvillimet në Ukrainë hedhim një vështrim fillimisht në komentin e së përditshmes "Tageszeitung": "Sa mirë, tani gjithçka është në rregull. Ministrat e jashtëm të NATO-s mendojnë, se Ukraina nuk është arësye për një konfrontim mes Lindjes dhe Perëndimit. Ndërsa kolegu i tyre nga Rusia siguron, se natyrisht që Moska nuk do ta komandojë vendin fqinj. Ndërkohë që BE-ja propozon një plan-veprimi për marrëdhëniet me fqinjin e madh në Juglindje. (...) Pavarësisht nga fjalët e bukura Moska e ka bërë të qartë interesin e saj ndaj Ukrainës. Nëse BE-ja dëshiron që t´i kundërvihet pretendimit rus, atëherë ajo duhet të jetë vetë iniciatore e marrëdhënieve me Ukrainën", shkruan "Tageszeitung".

"Finantial Times Deutschland" vëren: "Kudo që të shkojë Vladimir Putin, qoftë në Indi, në Turqi apo diku tjetër, Ukraina e ndjek atë pas. Moska ka përshtypjen, se Perëndimi ka ndërhyrë sërish në perandorinë post-sovjetike. Dhe kësaj here ai ka kapur copën më të mirë, Ukrainën, pikërisht një pjesë të bërthamës sllave. Presidenti rus ka humbur një betejë. (...) Por Rusia duhet të jetë e involvuar në formësimin e së ardhmes së vendit fqinjë, qoftë nëpërmjet OSBE-së, në takimin e fundit të së cilës në Sofje Moska ishte tërësisht e izoluar, qoftë nëpërmjet Këshillit të Evropës apo forcimit të bashkëpunimit me BE-në. Revolucioni i portokalltë në Ukrainë do t´i nxisë forcat nacionaliste në Rusi që t´i përforocjnë edhe më shumë kompetencat e Putinit, për të bërë të qartë, se ky nuk është një rast precedent dhe se as që mund të shtrohet çështja e eksportimit të revolucionit në Rusi", komenton "Finantial Times Deutschland".

Lidhur me reformimin e Këshillit të Sigurimit dhe kërkesën e Gjermanisë për një vend të përhershëm në të, veçojmë një citat nga artikulli i "Trierischer Volksfreund": "Reformimi i vërtetë i OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit, parë në perspektivë afatgjatë, do të jetë i mundur vetëm nëse e drejta e vetos, pas së cilës kapen me kaq zell antarët e vjetër me mandat të përhershëm në forumin më të lartë botëror si dhe ata që pretendojnë këtë antarësim, do të përufndojë në depon e historisë. Kjo e drejtë vetoje në çastet kritike të së shkuarës; si kriza në Ballkan dhe genocidi në Kosovë, e ka paralizuar vazhdimisht Këshillin e Sigurimit. Për këtë arësye NATO-ja veproi edhe pa mandatin e OKB-së, duke ndërhyrë ushtarakisht kundër serbëve. Kjo ishte një inicitivë njëqidnpërqind e justifikueshme nga pikëpamja morale edhe pa legjitimitetin e OKB-së, gjë që sot këkrohet me kaq forcë", tërheq vëmendjen analisti i gazetës "Trierischer Volksfreund".

Komentatori i "Süddeutsche Zeitung" e vlerëson kërkesën e kancelarit Gehrard Shrëder për antarësimin me të drejtë vetoje të Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit si një manovër të mençur: "Së pari me kërkesën e tij për veto Kancelari (...) do të kujdeset për atmosferë të mirë në kampin e aspirantëve. Së dyti Shrëderi vepron duke kalkuluar në mënyrë strategjike. Për të pranuar Gjermaninë dhe vende të tjera si anëtare të përhershme duhet të ndryshohet Karta e OKB-së. Për këtë Berlinit dhe të tjerëve u nevojiten 2/3 e votave të 191 shteteve të OKB-së. Ndaj gjatë muajve të ardhshëm do të bëhen përpjekje për arritjen e këtij qëllimi. Nëse puna duket ngushtë, nuk është keq të kesh pak hapësirë manovrimi në negociata. Duke hequr dorë në një moment të caktuar nga kërkesa për të drejtën e vetos mund të fitohen më pas votat që mungojnë për të mundësuar reformimin e Këshillit të Sigurimit", kështu e analizon iniciativën e kancelarit "Süddeutsche Zeitung".

Së fundi edhe një opinion i gazetës "Lübecker Nachrcihten": "Iniciativa e kancelarit për veton është e drejtë. Pa privilegjin e vetos antarët e rinj të Këshillit të Sigurimit nuk do të kishin ansjë peshë. Arësyetimi i Shrëderit nga pikëpamja politike është rjedhojë logjike dhe nuk ka të bëjë aspak me maninë për t´u dukur. Këshilli i Sigurimit i zgjeruar me pesë antarët e tij në vendin e parë dhe me të rinjtë në kategorinë e dytë do të ishte një forum i fryrë", mendon "Lübecker Nachrichten.