Temat dominuese e komentëve të gazetave: Propozimet për ... | Gjermania | DW | 09.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Temat dominuese e komentëve të gazetave: Propozimet për ...

reformat e tregut të punës dhe ligjit për tatim, nga partitë që përbëjnë Unionin e opozitës gjermane. Nënshkrimi i Kushtetutës kalimtare dje në Irak ka tërhequr vëmendjen e shtypit te sotem.

Gazeta EXPRESS e Këlnit trajton konfrontimin e mendimeve në mes të CDU-s dhe CSU-s lidhur me propozimet për reforma, duke bërë parashikimin vijues:

„Sapo është vënë në sprovë Unioni, në radhët e tij po shfaqen konfrontimet. Ta zëmë konfrontimet lidhur me kadidatin për President. Tani janë në radhë planet për reformim të tregut të punës dhe ligjit për tatim. Edhe pse kanë pasur në dispozicion vite të tëra për t’u marrë me këtë tematikë, tani kanë publikuar propozime që nuk do kenë vlerë të shqyrtohen as për 24 orë. Aftësia për të qeverisur duhet të dëshmohet më seriozisht.“

Edhe gazeta MANNHEIMER MORGEN konstaton:

Angela Merkel dhe Edmund Steuber paraqiten propozime të shkreta, duke thënë se Koalicioni Kuq e gjelbër nuk është më në gjendje të qeverisë vendin. Por që një javë bëhet kundërpyetja e arsyeshme: A mundet Unioni me të vërtetë të qeverisë më mirë? Në këto shtatë ditë, që nga fitorja në zgjedhjet e Hamburgut, Shefja e CDU-s Angela Merkel dhe kolegu i saj nga Bayerni, Edmund Steuber, kanë bërë shumë për të lëkundur besimin ndaj Unionit.“

FRANKFURTER RUNDSCHAU mendon:

Paga më të vogla, orar më të zgjatur të punës, menjanim të ndikimit të sindikatave, më pak siguri përmes marrëveshjeve te tarifave – këto janë pikat përmbajtësore të programit, me të cilin Unioni dëshiron të zgjidh krizën e tanishme. Të tilla argumente po i lënë të qetë Socialdemokratet dhe të Gjelbërit, meqë po mendojnë se kanë hapësirë të mjaftueshme në të majtë nga opozita që të profilohen. Propozimet e tanishme të CDU-s dhe CSU-s nuk janë gjë tjetër veçse Schrëder plus një agjendë 2010 e ashpërsuar, që përmban kundërthënie të shumta.

Komenti i gazetës BERLINER ZEITUNG , ndryshe nga gazetat tjera, u jep rëndësi planeve të Unionit.

„Merkel dhe Partia saj nuk duan të prezantohen me një program rezervë nga ai i qeverisë. CDU dhe sidomos CSU janë parti të cilat nuk janë hiç më pak socialdemokrate se sa vetë Socialdemokratët e SPD-së. Qartësia programore nuk ndihmon shumë në këtë rast, meqë duhet pasur parasysh disponimin e votuesve. Margaret Thatcher megjithatë pati fituar, meqë në Anglinë e viteve të 70-ta ishte tepër e qartë se reformat e buta nuk sjellin më suksese. Deri në ato pozita nuk ka shkuar Gjermania ne vitin 2004. Ende jo. Por Angela Thatcher është e përgatitur për çdo eventualitet.

Tani po ndërrojmë temë: Gazeta berlineze DER TAGESSPIEGEL merret me nënshkrimin e Kushtetutës kalimtare në Irak dhe bënë vlerësimin vijues:

„Një Kushtetutë pas diktaturës në dekada: kjo tingëllon historike, për të vënë rend dhe drejtësi në Irak. Gjithë këto janë të vërteta dhe janë rast për kënaqësi. Por për pak kënaqësi, sepse është Kushtetutë kalimtare, e cila në Bagdat u nënshkrua në mënyrë festive. Kjo ndodhi në përpjekjen e tretë, nga se sulmet e përgjakshme dhe konfrontimet politike në mes të Shiitëve, Sunnitëve dhe Kurdëve pengonin nënshkrimin e saj. Kjo, në njërën anë, mjegullon kënaqësinë, në anën tjetër rrit rëndësinë e të arriturës. Iraku i pasluftës po hyn në një fazë të re.“

FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG rezymon: „Muajt e ardhshëm duhet të tregojnë, nëse ky rregull kalimtar me të vërtetë do të jetësohet dhe mund të fuksionojë. Do të varet nga suksesi, nëse aktet e dhunës të kundërshtarëve militantë kundër Irakut të ri, që po ushtrohen kryesisht ndaj popullsisë, do të zvogëlohen, mundësisht do të evitohen tërësisht. Shumëçka flet për atë, se amerikanët nuk e kishin të qartë, se çfarë i priste pas përmbysjes se Saddam Husseinit. Se si do të duket fundi, kur forca pushtuese nuk do të jetë më e pranishme, është e shkruar në një faqe tjetër.“

  • Data 09.03.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7H
  • Data 09.03.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7H