Temat: Debati për shërbimet publike, greva e mjekëve gjermanë | Studimi në Gjermani | DW | 15.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Temat: Debati për shërbimet publike, greva e mjekëve gjermanë

Lidhur me shërbimet publike, "Schwäbische Zeitung" komenton: Me të vërtetë çfarë mund të mendohet për një vend, në të cilin shpërthen një grevë, vetëm sepse përfaqësitë e shërbimeve publike, ende në gjendje të mirë, po e kthejnë konfliktin për orarin e punës në një çështje si për jetë vdekje. Pavarësisht se kush do të fitojë në fund, nga kjo luftë i dërgohet një sinjal jo aq i mirë ekonomisë private, ku shumë firmave i duhet që të konkurojnë në një treg botëror me vende në ngjitje e sipër, si Kina. Kujtojmë se Kina sapo ka miratuar një plan pesëvjeçar, i cili parasheh një rritje ekonomike, prej 7,5%. Të punësuarit kinezë do të ishin të lumtur, nëse ndonjëherë do të kishin mundësinë e orarit pesëditor në javë. Vetëm se për këtë ata as nuk lejohet të bëjnë grevë.


Ndërsa "Neue Westfälische" po lidhur me grevën e shërbimeve publike komenton: Nuk është rastësi, që konflikti i tarifave shkon paralel me reformën federale. Ekuilibri i pushtetit mes federatës, landeve dhe komunave me sa duket duhet të riorientohet. Pra duket një taktikë mjaft e përshtatshme që të demonstrosh muskujt para se të fillojë puna. Synimi i këtij ushtrimi është i qartë: nuk janë të pakta ato lande, që duan rrëzimin e marrëveshjes së tarifës përfshirëse, ashtu siç ja dolën mbanë të zbusnin kompetencat e federatës në të drejtën ligjore të nëpunësit.


"Die Zeit" e Hamburgut komenton debatin për shërbimet publike në Gjermani: Më dramatikja, e parë kështu, nuk është vetë greva, por përpjekja për gjetjen e kuptimit të saj. Kështu që sinjalet që vinë nga landi i Saksonisë së poshtme dhe Baden-Vyrtembergut, mbërrijnë në kohën e duhur. Ato përbëhen vetëm nga një fjalë, që qëndron përkundrejt retorikës politike partiake: Orientim drejt zgjidhjes. Në rast se përmbyllet marrëveshja, duhet që sindikata ver.di të durojë disa ndryshime- por ende nuk ka ardhur puna tek fleksibilizimi i shpërblimit për punën jashtë orarit dhe shkurtimet në shpërblime.


Gazetat gjermane komentojnë edhe grevën e mjekëve:

"Westfälische Zeitung" vëren: Greva e filluar sot në klinikat e para universitare është e një kalibri të ri. Kjo grevë prek dashur pa dashur njerëzit në një gjendje të vështirë. Pacientëve, të preokupuar për të gjetur orare operimi dhe trajtime mjekësore, ju shtohet stresi. Nuk ndihmojnë as njoftimet e të gjitha palëve, se debati mbi kushtet e punës nuk do të kryhet në kurriz të të sëmurëve. Shërbimi i urgjencës, që premtohet në Marburg në klinikat në grevë, nuk ka për të qenë në gjendje të realizojë trajtimin mjekësore të pacientëve në përmasat e mëparshme. Të presim nëse puna do të vijë deri sa të këputet filli, siç paralajmëron shoqëria e spitaleve.


Edhe "Kölnische Rundschau" merret me grevën e mjekëve në klinikat gjermane: Mjekët duhet t'i shtrojnë vetes pyetjes nëse është strategji e mençur ashpërsimi deri në këtë pikë. Çfarë nuk është e nevojshme në klinika dhe çfarë lihet mënjanë? Këtu nuk bëhet fjalë për një gjilpërë kundër rrudhave të fytyrës, por për shpëtimin nga dhimbjet e protezës së legenit, apo nga heqja e frikës së vdekjes nga operimi i kancerit. Mjekët po shkojnë kështu në kufijtë e asaj që mban emrin e profesionit, të shpresojmë të mos i kapërcejnë kufijtë. Mjekët nuk janë punëtorë të plehrave, dhe po qe se qytetarët nuk arrijnë të kuptojnë grevën e tyre, atëherë ata rrezikojnë të dëmtojnë vetveten. Ata duhet t'a racionojnë me mençuri grevën e tyre, dhe t'u kërkojnë punëdhënsve të tyre zgjidhja të mundshme për t'u paguar.


Edhe një aspekt tjetër që po shqetëson mjaft opinionin gjerman këto kohë: Lindshmëria e ulët në Gjermani: "Kölner Stadt Anzeiger" pyet: Çfarë të bëjmë? Fëmijët e migrantëve dhe fëmijët nga familjet e shtresave të ulëta sociale përbëjnë një potencial të pashfrytëzuar. Mbështetja dhe kërkesa e llogarisë ndaj atyre dhe prindërive është çështje e së ardhmes së shoqërisë. E njëjta gjë vlen edhe per numrin e madh të grave të kualifikuara që nuk duhet më të vendosen para alternativës, "Fëmijë apo profesion".

  • Data 15.03.2006
  • Autor EB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arqu
  • Data 15.03.2006
  • Autor EB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arqu