Temat: 60 vjetori i çlirimit në Aushvic, ashpërsimi i së drejtës së protestës për ekstremistët e djathtë në Gjermani | Studimi në Gjermani | DW | 27.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Temat: 60 vjetori i çlirimit në Aushvic, ashpërsimi i së drejtës së protestës për ekstremistët e djathtë në Gjermani

Ndër temat më të komentuara sot në shtypin e Gjermanisë janë: Në Poloni zhvillohet ceremonia qendrore përkujtimore me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të kampit të përqëndrimit Aushvic. Analistët i kushtojnë vëmendje edhe diskutimit të shtruar kohët e fundit për heqjen, ose ashpërsimin e së drejtës së protetstës partive ekstremiste.

Duke komentuar ceremoninë përkujtimore në Aushvic gazeta "DIE ZEIT" shtron pyetjen: "Konkretisht sa i përket aspketit politik, mos vallë këtej e tutje s´mbetet më asnjë gjurmë? Po, gjurmët mbeten: marrëdhëniet ndaj hebrejve dhe ndaj Izraelit do të mbeten gjithmonë të veçanta. Kjo nuk është ndonjë vogëlsi, përkundrazi, kjo është një detyrë: gjë e kupton më së miri po t´i hedhësh një sy landit të Saksonisë (shënim: autori ka parasysh përfaqësimin e partive ekstremiste të djathta në parlamentin e landit). Por edhe islamizimi do të na vërë ne përballë provash të vështira të besimit. Pikërisht në vendet islamike po rritet dita ditës armiqësia kundrejt hebrejve, dukuri kjo që mund të krahasohet me antisemitzmin evropian. Mos vallë 60 janë një kohë e gjatë? Jo", tërheq vëmendjen "DIE ZEIT".

Aushvici është simbol i tenativës së parë në histori për metodat industriale të shfarrosjes së një popullit të tërë, atij hebre, komenton e përtditshmja "FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG" dhe më tej: "Nëse në këtë ditë përkujtohet 60 vjetori i çlirimit të kampit të shfarrosjes në Osvijecim (gjermanisht Aushvic) të Polonisë, ky është jubileu i fundit i rrumbullakosur, në të cilin mundën të jenë të pranishëm edhe mbijetuarit e kampit, pikërisht ata që mund të dëshmojnë. Mos vallë duhet të frikësohemi, se me vdekjen e tyre Holokausti do të mbulohet prej harresës? Mos vallë shpejt, ose vonë ai do të mbetet vetëm një histori e çuditshme nga epokat e shkuara?" (...) Duke analizuar të tilla çështje autori i "FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG" arrin në konkluzionin, se është mëse e domosdoshme që Holokasuti të prezantohet në vetëdijen pulike.

Pikërisht në ditët e përkujtimit të 60 vjetorit të Holokasutit në Gjermani është rihapur diskutimi për ashpërsimin e së drejtës së protetstës për partitë ekstremiste e madje edhe për ndalimin e këtyre partive.

Lidhur me këtë gazeta "KÖLNER STADTANZEIGER" shkruan: "Ashpërsimi i së drejtës së demonstratës i propozuar nga ministri i brendshëm, Oto Shili, është mjaft i rrezikshëm. Ligjit në fuqi nuk i mungon ashpërsia, por më e shumta ky ligj vuan prej paqartësisë. Nëse Shili do megjithatë që ta tejkalojë preçizionin, ai rrezikon të përjetojë një nga falimentimet më të mëdha: Gjykata Kushtetuese do ta shpallë antikushtetues ligjin e tij, në rast se ky ai do të kufizojë të drejtën themelore të lirisë së mendimit. E kjo fundit, liria e mendimit, vlen edhe për ekstremistët", vëren "KÖLNER STADTANZEIGER".

Krejt ndryshe e komenton këtë temë gazeta "OSTSEE-ZEITUNG": "Nëse marshimet e partisë nacionale gjermane në zemër të kryeqytetit nuk mund të ndalen ndryshe veçse me ashpërsimin e së drejtës së protetstës, atëherë legjislativi duhet të aktivizohet. Madje kjo duhet bërë sa më shpejt. Por askush nuk duhet të ketë iluzione, se moçali i murmtë mund të thahet vetëm me një ligj. E nevojshme është që partisë ekstremiste të djathtë t´i kundërvihen qytetarë dhe poliitkanë kurajozë. Por edhe policë e juristë të guximshëm duhet që t´u thonë stop manovrave të ekstremistëve të djathtë. Marshime të neonazistëve nuk duhet të ketë as përpara Rajshtagut, as përpara portës së Brandenburgut dhe as pranë monumentit të Holokasutit. Gjermania u detyrohet për këtë viktimave të diktaturës së Hitlerit", mendon komentatori i "OSTSEE ZEITUNG".

  • Data 27.01.2005
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arx0
  • Data 27.01.2005
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arx0