Telekom Albania i shitet Bullgarisë për 50 milionë euro | Ballkani | DW | 16.01.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Telekom Albania i shitet Bullgarisë për 50 milionë euro

OTE arrin marrëveshjen për të shitur Telekom Albania me vlerën totale të e 50 milion eurove tek kompania bullgare Albania Telekom Invest AD. Zotëruesi i aksioneve të kompanisë bullgare - mbështetës i pikturës dhe artit.

Korporata greke OTE, zotëruese e 99.79% të aksioneve të Telekom Albania, partnere direkte me Deutsche Telekom, (DT) bëri për DW, me dije të mërkurën (16.01.) se " OTE ka arritur marrëveshjen  për të shitur Telekom Albania me vlerën totale të  e 50 milion eurove tek kompania bullgare Albania Telekom Invest AD. Departamenti i Marrdhënieve me Mediat, në këtë korporatë sqaron, se " të gjitha aksionet e Telekom Albania i shiten kompanisë bullgare Albania Telekom Invest AD për 50 milion euro. Telekom Albania është kompania lider në Shqipëri në fushën e telekomunikacionit, e cila që prej korrikut 2015 identifikohet me brandin e DT, me 2.1 milionë klientë në Shqipëri, mbulon 92.5 % të territorit të vendit dhe përdor roaming me 385 vende  të botës.

Kryetari dhe Drejtori Ekzekutiv i korporatës greke OTE, Michael Tsamaz, në një njoftim zyrtar të mërkurën, e konsideron shitjen e Telekom Albania tek kompania bullgare, " një vendim strategjik, në kuadrin e përparësive të ripërcaktuara  të korporatës  OTE dhe planeve  të saj të rritjes, që synojnë në krijimin e vlerës për të gjithë aksionerët e saj dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm.  Me shitjen e Telekom Albania, korporata OTE përfundon investimin e saj të suksesshëm në Shqipëri.”

Disa muaj më parë, në vjeshtën e vitit të kaluar, Telecom Serbia tregoi interes për të blerë Telekom Albania. Në tetor  2018 Kryemnistri Edi Rama deklaroi, se „ Bizneset serbe janë të mirëpritura në Shqipëri, por në sektorin strategjik të telekomunikacionit nuk janë të preferuara.”

Sipas së përditshmes serbe Danas, oferta e Telecom Serbia e  publikuar  në fillim të tetorit 2018, për të blerë Telekom Albania, ishte 61 milion euro,  rreth  20% më e lartë se vlera prej 50 milion eurosh me të cilën e bleu kompania bullgare.

Kush e drejton kompaninë bullgare?

OTE  bën me dije se „kompania bullgare Albania Telekom Invest AD drejtohet nga Spas Rousev, që zotëron shumicën e aksioneve të Telekomunikacionit bullgar Vivacom dhe nga investitori shqiptaro-bullgar, Elvin Guri".

Spas Roussev është bashkë-themelues i korporatës Kleverbeast, me qendër në Nju Jork, kryetar i kompanisë së Telekomunikacioneve bullgare deri në 2017, kryetar i Qëndrës  "Norman Mailer” sipas emrit të artistit amerikan, qendër që mbështet talentet e reja në letërsi. Spas Rousev është një nga mbështetësit e Institutit të Arteve Bashkëkohore në Mbretërinë e Bashkuar dhe anëtar i Këshillit të Galerisë Serpentine, në Londër.

Transaksioni përfundimtar për shitjen e Telekom Albania tek kompania bullgare Albania Telekom Invest, pritet të bëhet në gjysmën e parë të  këtij viti.

 

Reklamë