Tebati televiziv presidencial në SHBA | Bota | DW | 29.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tebati televiziv presidencial në SHBA

Si përgatiten kandidatët për të

Kandidati demokrat Kerry gjatë fushatës zgjedhore

Kandidati demokrat Kerry gjatë fushatës zgjedhore

Të dy kampet biseduan muaj me radhë mbi numrin e debateve, temat dhe mënyrën e zhvillimit. Gjithçka është përcaktuar me përpikëri dhe nuk do të varet nga rastësia. Ekipi i fushatës zgjedhore të presidentit Bush nguli këmbë që në debatin e parë të nesërm, i cili tradicionalisht ndiqet nga numri më i majdh i shikuesve, të trajtohet polika e jashtme dhe ajo e sigurimit. Kjo është fusha, në të cilën presidenti Bush gëzon besimin më të madh të zgjedhësve.

Megjithatë edhe demokratëve iu vjen ndërkohë për shtat ky plan, mbi të gjitha që kur lajmet negative nga Iraku publikohen përsëri edhe në SHBA. Manaxherja e fushatës zgjedhore të Kerry-t Mary Cahill:

"Ekipi i Bushit këmbënguli shumë që politika e jashtme të bëhej objekti i debatit të parë. Kjo kishte rëndësi të madhe për ta. Komisioni i debateve do të parapëlqente që fillimisht të flitej për politikën e brendshme, por senatori Kerry diskuton me qejf mbi çdo temë me presidentin Bush."

Debati i dytë, më 8 tetor, do të merret me temat e politikës së brendshme. Në shfaqjen e tretë dhe të fundit në mes të tetorit shikuesit në studio mund të bëjnë pyetje të zgjedhura. Të dy, presidenti Bush dhe John Kerry, po përgatiten intensivisht për debatet. Sipas mendimit të shumicës së vëzhguesve, Kerry, i cili që prej thuajse njëzet vjetësh zhvillon debate në parlamentin amerikan, hyn me një epërsi teorike në betejën retorike. Në kampin e Bushit po përpiqen t'i frenojnë pritjet. Dan Barlett, drejtori i Bushit për komunikimin me mediet:

"Kerry është debatues shumë i talentuar. Presidenti Bush me siguri që do të ngatërrohet në ndonjë fjalë, por në fund shikuesit do ta dinë se ç'qëndrime ka ai në çështjet e rëndësishme."

Presidenti Bush po përgatitet për debatet në vetminë e fermës së tij në Crawford të Teksasit. Atje atij i qëndron në dispozicion për orë të tëra prove debati edhe një partner, senatori Judd Gregg i New Hampshire-it. Kerry po ushtrohet në një vend pushimesh në shtetin Wisconsin. Kjo i jep atij mundësinë për paraqitje të tjera në fushatën zgjedhore, pasi Wisconsin-i është njëri nga "shtetet kyçe" që do të vendosë për gjithçka e ku Kerry duhet të fitojë patjetër, nëse kërkon ta fitojë garën më 2 nëntor.

Sepse deri tani kandidati demokrat për presidenti është prapa Bushit jo vetëm në shumicën e shteteve kyçe. Edhe anketimet e fundit kombëtare e tregojnë Bushin në krye me rreth 5-7 për qind më shumë. Për David Gergen, studiues i politikës në Universitetin Harvard, kjo pikënisje i jep debatit të nesërm rëndësi vendimtare.

"Gjatë kësaj nate do të ketë një publik shumë të madh përpara ekraneve. Asnjë prej debateve të tjera nuk ka një kuotë kaq të lartë shikueshmërie. Po ashtu flitet për sigurimin kombëtar, temën mbizotëruese të fushatës zgjedhore.

Nëse Bushi është i aftë, ai mund ta vendosë rezultatin që tani. Për Kerry-n debati ka shumë rëndësi, sepse mund të shëninte kthesën. Në qoftë se i bind zgjedhësit, ai do t'ia kalojë Bushit.

  • Data 29.09.2004
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSB
  • Data 29.09.2004
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSB
Reklamë