Taulant Balla: Negociatat do të hapen brenda këtij viti | Ballkani | DW | 05.06.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Taulant Balla: Negociatat do të hapen brenda këtij viti

Taulant Balla: Jemi të gatshëm për dialog me PD-në, por kushtet e PD-së nuk mund të merren as në konsideratë nga ana jonë. Intervistë ekskluzive e Deutsche Welle-s me Taulant Ballën, kreu i grupit parlamentar të PS në Kuvendin e Shqipërisë.

Shiko videon 09:10

Kryetari i grupit parlamentar të  Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, njëherazi edhe kryetar i grupit parlamentar gjermano-shqiptar, është aktualisht në Gjermani për të lobuar tek deputetët e parlamentit gjerman (Bundestag) që këta të votojnë pro çeljes së negociatave. Deputetët e maxhorancës gjermane, e sidomos të partisë kristdemokrate CDU kanë perceptimet të ndryshme për çështjen e çeljes së negociatave. Qeveria gjermane  ende nuk ka dalë me një opinion zyrtar.