Takimi virtual Hoti-Vuçiq shënon vazhdimin e dialogut | Ballkani | DW | 12.07.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Takimi virtual Hoti-Vuçiq shënon vazhdimin e dialogut

Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) ka organizuar një video-konferencë mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ka rifilluar sot në Bruksel, me një video-konferencë. Ky është takimi i parë i nivelit të lartë, pas ndërprerjes së dialogut në vitin 2018. Ndërsa takimi i drejtpërdrejt i nivelit të lartë në Bruksel do mbahet të enjten më 16 korrik.

Konsultimet e Parisit

Takimi i ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak po kryesohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE'së për Politikë të Jashtme dhe siguri, Josep Borrel. Të premten u mbajt konsultimi i Hotit dhe Vuçiqit, i organizuar nga presidenti Macron dhe kancelarja Merkel, i cili përfundoi pa ndonjë sukses. Palët kanë prezantuar qëndrimet e tyre diametralisht të kundërta. Kryeminisri Hoti ka kërkuar që dialpogu të përfundojë me njohjen reciproke, ndërsa Vuçiq ishte kundër. Merkel dhe Macron duan që dialog të rifillojë dhe të zhvillohen nën patronatin e BE. Gjermania dhe vendet kryesore të BE janë shprehur kundër idesë së ndarjes apo shkëmbimit të territoreve. Dialogun ka mbështetur edhe i ngarkuari amerikan për këtë çështje, Richard Grenell, por ai ka kërkuar prej BE që sa më shpejtë të heqë vizat për shtetasit e Kosovës. 

Borell: Synimi është normalizimi i raporteve

Diskutimi i sotëm po drejtohet nga Brukseli prej vet Borrellit, i cili është i shoqëruar nga Lajçaku. Ndërsa marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë Vuçiq nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës Hoti nga Prishtina. 

Shefi për Politikë të Jashtme Josep Borrell tha se ka nderin që të rinisë bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit edhe pse në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, nëpërmjet videokonferencës.

“Synimi është i qartë është që të kthehemi në punën serioze dhe intensive për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve. Bashkimi Evropian ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë që ta mbështesë dhe të lehtësojë gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore”, ka thënë Borrell, para nisjes së konferencës. Ai tha se marrëveshja Kosovë-Serbi do të zgjidhte të gjitha çështjet në mes të dyja vendeve.“Kjo marrëveshje është vendimtare për popullin e Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kjo marrëveshje është vendimtare për BE-në”.

“E dimë që nuk është proces i lehtë, por është urgjencë që të punojmë për stabilitet për hir të së ardhmes. Kërkojmë kurajën politike të të dy palëve, angazhim në frymën e pragmatizmit dhe kompromisit. Kurrë s’ka qenë e lehtë të gjendet zgjidhje, por kjo është pse jemi këtu, që të provojmë përsëri”.