Takimi i nivelit të lartë të BE dështoi | Politika | DW | 13.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Takimi i nivelit të lartë të BE dështoi

Kryetari i radhës së Bashkimit Evropian, Silvio Berluskoni hoqi dorë. Ai nuk arriti të gjejë një formulë kompromisi për t'i sjellë në të njëjtin emërues qëndrimet e ndryshme në procedurën e ardhshme të votimit të Bashkimit Evropian.

Zëdhëwnësi i ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Joshka Fisher i tha Dojçe Veles se punët nuk duken mirë. Zyrtarisht i konfirmuar fundi i takimit të nivelit të lartë të 25 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive megjithatë ende nuk është. Në një drekë të gjatë tani po hartohet një deklaratë sipas së cilës negociatat për kushtetutën evropiane do të vazhdojnë vitin tjetër.

Negociatat e Brukselit me sa duket dështuan sepse kryeministri polak Miler nguli këmbë për marrëveshjen e Nisës, e cila i garanton Polonisë peshë të përshtatshme për votën e saj. Kancelari Gerhard Shrëder nguli këmbë në projektin e Konventës, i cili parashikon futjen e një shumice të dyfishtë, që përbëhet nga 50% e shteteve dhe 60% e popullsisë.

Qeveria gjermane nuk donte t'i aprovonte as pjesët e tjera të kushtetutës dhe të shtynte vetëm çështjen e peshës së votave. Këtë e propozoi si kompromis Silvio Berluskoni.

Natën dhe gjatë mëngjesit të së shtunës, kryeministri italian qe përpjekur në bisedime të vecanta me kolegët e tij që të hetonte se deri ku mund të shkonin kompromiset. Kjo procedurë e rrëfimit me sa duket nuk solli sukses.

Në mëngjes, kancelari Shrëder dhe kryeministri polak Miler u takuan për një bisedë kokë më kokë. Mileri pati deklaruar edhe më parë se ai nuk mund të tërhiqet nga pesha që u kishte dhënë votave Nisa. Ministri i jashtëm gjerman, Fisher pati thënë se Evropa nuk mund të ndërtohet mbi minoritete bllokuese.

Kryeministri i Luksemburgut, Zhan Klod Junker që të premten në darkë u tregua i zhgënjyer për taktizimin dritëshkurtër të kolegëve të tij. Evropa duhet të ndërtohet për brezat e ardhshëm, tha ai.

Për pranimin e dhjetë shteteve të tjera, dështimi i takimit të nivelit të lartë nuk ndikon drejtpërdrejt. Marrëveshjet e pranimit me Poloninë dhe nëntë shtete të tjera të Evropës lindore dhe juglindore do të vihen në jetë sipas planit në 1 janar 2004.
  • Data 13.12.2003
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvy
  • Data 13.12.2003
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvy