Tadiq: Strategji të denjë për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe të realizojmë politikën unike ndaj Kosovës e Metohisë | Ballkani | DW | 04.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tadiq: Strategji të denjë për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe të realizojmë politikën unike ndaj Kosovës e Metohisë

Në Serbi gjithnjë e më shumë po flitet për mundësinë që Beogradi t'i bojkotojë konsultimet e propozuara nga Ahtisari, por deri tani nuk është marrë ndonjë vendim i prerë

Boris Tadiq

Boris Tadiq


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, ishte i vetmi i cili pranoi që në Beograd të takohet me të dërguarin e OKB-së, Marti Ahtisari. "Në propozimin e Ahtisarit nuk përmendet tekstualisht pavarësia e Kosovës, por as sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë në këtë krahinë. Plani i Ahtisarit i hap rrugën pavarësisë së Kosovës. Zotit Ahtisari i kam thënë se Serbia dhe unë si president i saj, kurrë nuk do të pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë. Pavarësia e imponuar do të ishte kundër parimeve të drejtësisë ndërkombëtare dhe paraqet një presedan shumë të rrezikshëm", pohon Tadiq.

Presidenti serb bëri të ditur se këto ditë do të takohet me përfaqësuesit e partive parlamentare serbe, për të hartuar një strategji të përbashkët. "Jam i bindur se në konsultime të përbashkëta do të hartojmë një strategji të denjë për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe të realizojmë politikën unike ndaj Kosovës e Metohisë, e cila e ka mbështetjen e plotë të parlamentit të Serbisë", pohon Tadiq.

Planin e Marti Ahtisarit e ka hedhur poshtë edhe kryeministri Vojisllav Koshtunica, i cili ka refuzuar të takohet me Ahtisarin në Beograd. Koshtunica tha se plani i Ahtisarit është jolegjitim. Sipas tij, mandati i Ahtisarit nuk ishte të merret me statusin e shtetit serb, të përzihet në cështjet e saja sovrane, të ndryshojë kufijtë e Serbisë dhe të cënojë integritetin e saj territorial. Koshtunica mendon se paralemti është ai i cili duhet të vendos se cfarë duhet bërë në këtë moment.

Mbledhjen urgjente të parlamentit dhe veritifikimin e mandateve të deputetëve të rinj ka kërkuar edhe nënkryetari i partisë radikale, Tomisllav Nikoliq. Ai kërkon që parlamenti të nxjerrë edhe një rezolute të re ku do të shpallej i pavlefshëm cdo lloj vendimi për pavarësinë e Kosovës. Planin e Ahtisarit kanë kritikuar ashpër edhe socialistët serb. Një nga liderët e Vojvodinës, Nenad Çanak thotë se radikalët dhe socialistët nuk kanë të drejtë ta kritikojnë planin e Ahtisarit, sepse pikërisht këto parti e kanë futur Serbinë në luftë me Naton. Përfaqëseusit e liberalëve janë të mendimit se Millosheviqi dhe politika e tij kanë sjellë deri në këtë gjendje, ndërkohë që protagonistët e luftës tani janë më të zëshmit në kritikat ndaj propozimeve të Ahtisarit.

Ministri i jashtëm aktual i Serbisë, Vuk Drashkoviq mendon se Serbia duhet të marrë një qëndrim shumë konstruktiv ndaj planit të Ahtisarit, ndërsa analisti i njohur serb Dushan Janjiq thotë: "Nuk e kuptoj fare këtë dramë të Tadiqit. Pse ai tani nuk i drejtohet grupit negociator por përfaqësuesve të partive parlamentare. Tani ekziston një qeveri e cila duhet të angazhohet sa më shumë në përmirësimin e këtij dokumenti."

Në Serbi gjithnjë e më shumë po flitet për mundësinë që Beogradi t'i bojkotojë konsultimet e propozuara nga Ahtisari, por deri tani nuk është marrë ndonjë vendim i prerë.

  • Data 04.02.2007
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZ1
  • Data 04.02.2007
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZ1
Reklamë