Tadiç në Bruksel: Serbia nuk do të pranojë kurrsesi pavarësinë e Kosovës | Ballkani | DW | 06.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tadiç në Bruksel: Serbia nuk do të pranojë kurrsesi pavarësinë e Kosovës

Presidenti serb, Boris Tadiç deklaroi në Bruksel se megjithatë synimi final i Serbisë mbetet integrimi në Bashkimin Europian

Boris Tadic

Boris Tadic

Mbledhja e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, e udhëhequr nga presidenca gjermane e BE-së nën drejtimin e ministrit të saj të jashtëm, Frank Valter Shtanmajer zgjati dy ditë.

Si gjithmonë në kryeqendër të diskutimeve të shefave të diplomacive të 27 vendeve anëtare të BE-së, ishin pikat më të nxehta të globit si psh. situata në Lindjen e Mesme, mundësia e prodhimit të bombës atomike nga Irani, marrëdhëniet me Rusinë etj.

Në këto kushte për situatën në Ballkan nuk pati shumë vend në debatet e së hënës. Ministrat e BE-së u shprehën me pak fjalë vetëm rreth gjendjes së fundit politike në Bosnjë. Por kjo "mungesë vëmendjeje" ndaj Ballkanit në ditën e parë dukej se ishte e qëllimshme. Pasi të martën BE-ja u fokusua pothuajse tërësisht në marrëdhëniet e saj me Serbinë dhe Kroacinë.

Siç dihet presidenti i Serbisë Boris Tadiç ndodhej në Bruksel ku zhvilloi bisedime me treshen e lartë të BE-së të përfaqësuar nga ministri i jashtëm gjerman Shtanmajer, shefi i politikës së jashtme të BE-së Havier Solana dhe komisioneri përgjegjës për zgjerimin Olli Rehn.

Në qëndër të këtyre bisedimeve, siç doli edhe nga konferenca e shtypit që dhanë Solana, Rehn, Tadiç dhe sekretari gjerman i shtetit për çështjet europiane, Gloser, theksi u vu sa në perspektivën e marrëdhënieve BE- Serbi, por po aq edhe në të ardhmen e Kosovës.

Gjatë kësaj konference, presidenti i Serbisë e theksoi edhe një herë tjetër me forcë që Serbia kurrë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, edhe në rast se Këshilli i Sigurimit voton në favor të saj. Por njëkohësisht Boris Tadiç nënvizoi se synimi final i Serbisë mbetet integrimi i saj i plotë në Bashkimin Europian. Skeptik u tregua zyrtari i lartë serb edhe ndaj mundësisë së vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rusia është një shtet i madh dhe Serbia një vend i vogël. Ne nuk mund t’i imponojmë Moskës se çfarë duhet të bëjë, - pohoi ai.

Nga ana e tyre treshja europiane, nga njëra anë e vuri theksin në perspektivat dhe kapacitet europiane të Serbisë për tu integruar në Bashkimin Europian dhe nga ana tjetër i kërkoi Beogradit që ai të bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për të përshpejtuar integrimin e saj në BE.

Gloser, Solana dhe Rehn përsëritën edhe një herë tjetër mbështetjen e tyre për punën dhe propozimin e Ahtisarit për të ardhmen e Kosovës.

  • Data 06.03.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXv
  • Data 06.03.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXv
Reklamë