Tërheqja e Gylit, lajm i mirë për Turqinë | Evropa | DW | 07.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Tërheqja e Gylit, lajm i mirë për Turqinë

Ministri i jashtëm turk Abdullah Gyl, dështoi edhe në përpjekjen e dytë për president. Pas dy numërimeve u bë e qartë se nuk është arritur shumica e duhur prej 367 votash sa parashikon Kushtetuta.

Gyl dhe Erdogan

Gyl dhe Erdogan

Ndodhi ajo që pritej. Gyl dështoi edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve për president. Në këtë mënyrë ushtarakët turqë arritën qëllimin e tyre të parë. Kërcënimi indirekt me puç kishte për qëllim fillestar dështimin e Gylit në përpjekjet që të bëhet president. Qëllimi dytë ishte që partitë djathtise dhe majtiste të bashkohen në qendrën politike dhe të kërkojnë alternative zgjedhore. Në këtë mënyrë pengohen përpjekjet e Partisë për drejtësi dhe zhvillim, AKP, të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan, që sikur edhe para pesë vitesh, me vetëm një të tretën e votave të fitojë gati dy të tretat e e 550 mandateve në parlament. Pragu zgjedhor prej 10 përqind sërish do të pengojë partitë e vogla, që të futen në parlament dhe të gjitha partitë që nuk janë të gatshme për kompromise demokratike politike do t'i hedhë në periferi.

Partia konservatore e rrugës së drejtë dhe Partia e mëmëdheut të shtunën u dakorduan që të bashkohen në një parti me emrin Partia Demokratike. Eshtë ky një hap në drejtimin e duhur. Pyetja është vetëm se a janë në gjendje që edhe partitë majtiste të tejkalojnë mosmarrveshjet dhe të krjojnë një bllok, që do t'u siguronte futjen në parlament.

Por zhvillimet e fundit në këtë vend nuk kanë të bëjnë shumë me demokraci. Pa kumtesën e shefit të Shtabit të përgjithëshëm të Ushtrisë turke, Yasar Büyükanit, dhe vendimit të Gjykatës kushtetuese, Abdullah Gyl me siguri që do të bëhej presidenti i 11 i Turqisë. Fakti që me qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër Gylit dhe puçit eventual ushtarak, ishte vetëm një shenjë shprese për popullin, se në Turqi funksionon edhe demokracia.

Ndërkohë po vazhdojnë edhe spekulimet e shumta. Të shtunën në Ankara flitej se Shtabi i përgjithëshëm ka përgatitur një kumtesë të re, në rast të zgjedhjes së Gylit për president. Kryeministri Erdogan ka reaguar ashpër dhe ka paralajmëruar mundësinë që të kërkojë dorëheqjen e shefit të Shtabit të përgjithshëm.
Prandaj, tërheqja e Gylit nga kandidatura për postin e presidentit ishte një hap me vend, ndonëse paqa e vendosur ende është shumë e brishtë. Ndërsa përsa i përket paralajmërimeve për zgjedhje të drejtëpërdrejta presidenciale, Erdogan dhe blloku i tij konservator po luajnë me zjarr. Qëllimi i tyre është futja e sistemit presidencial. Kjo do të nënkuptonte ndryshime rrënjësore në strukturën e vjetër 84 vjeçare, e cila për bazë ka demokracinë parlamentare. Por rruga deri te këto ndryshime është shumë e gjatë dhe me gjemba.

  • Data 07.05.2007
  • Autor Baha Güngör
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar89
  • Data 07.05.2007
  • Autor Baha Güngör
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar89