Të vrarë pas të shtënave në aeroportin Fort Lauderdale në Florida | Bota | DW | 06.01.2017
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Të vrarë pas të shtënave në aeroportin Fort Lauderdale në Florida

Një burrë i armatosur hapi zjarr në aeroportin Fort Lauderdale në shtetin federal të SHBA, Florida. Të paktën pesë vetë e kanë humbur jetën. Forcat e sigurisë e arrestuan atentatorin.

Siç bëri të ditur policia lokale, nga të shtënat u vranë pesë vetë dhe u plagosën tetë të tjerë. Personi që hapi zjarr, sipas të dhënave, është një burrë 26 vjeçar. Kryetarja e bashkisë e qarkut, Barbara Sharief i tha CNN se për aktin ishte përgjegjës një doras i vetëm. Por hetimet po vazhdojnë. Policia kërkon bashkëpunëtorë të tij.  

Autoritetet thanë se atentatori kishte me vete një dokument identifikimi të forcave të armatosura. Por nëse dokumenti ishte i tij, kjo ende nuk dihet. Sfondi i ngjarjes për momentin është i paqartë. Një dëshmitar i tha televizionit NBC: "Ai hapi zjarr pa dallim rreth vetes." Sulmi ndodhi në vendin e dorëzimit të bagazhit në Terminalin 2

Aeroporti Fort Lauderdale në Florida

Aeroporti Fort Lauderdale në Florida

.

Njëri ndër të parët që raportoi për situatën ishte ish-zëdhënësi i qeverisë të Presidentit George W. Bush, Ari Fleischer. Ai ndodhej në momentin e incidentit në aeroport dhe shkroi në twitter. "U dëgjuan të shtëna. Të gjithë po largohen me vrap", shkroi ai. Gjithçka tani është sërish më e qetë, por policia nuk lë të largohet askënd nga aeroporti, të paktën jo prej vendit ku ndodhet ai, shkroi më tej Fleischer.

Aeroporti Fort Lauderdale është stacion i ndërmjetëm i shumë turistëve, të cilët duan të udhëtojnë me anije në Karibik. Policia e ka bllokuar aeroportin. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në gatishmëri, ato japin çdo ndihmë të mundshme, bëri të ditur administrata e qytetit.

Fluturimet fillimisht u ndërprenë. Më vonë u rihap pjesa jugore e të dyja pistave të uljes për qarkullimin ajror. Çdo vit aeroportin Fort Lauderdale e përdorin rreth 25 milionë turistë.

 

Reklamë