Të pasuksesshme kërkimet për kapjen e Bin Ladenit | Bota | DW | 09.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Të pasuksesshme kërkimet për kapjen e Bin Ladenit

Qeveritë në Afganistan dhe në Pakistan përshëndesin vrasjen e Al Zarkavit

Osama Bin Laden

Osama Bin Laden

Ndonëse kanë kaluar katër vjet e gjysmë qysh pas rrëzimit të regjimit të Talibanëve shefi i El Kaidës, Osama Bin Laden, ndodhet ende i lirë, mendohet se ai qëndron në zonën kufitare afgano-pakistaneze, një terren i vështirë ky dhe i pakontrollueshëm. Qeveritë e Afganistanit dhe Pakistanit grinden prej muajsh mbi përgjegjësinë dhe për mangësi në luftën kundër El Kaidës dhe Talibanëve.


Vazhdimisht kanë qarkulluar fjalë, se ka qenë fare e afërt kapja e Osama Bin Ladenit, dhe vetëm për çështje orësh ka humbur shansi për kapjen e numrit një të rrjetit El Kaida. Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf kujton një çast plot shpresë përpara dy vjetësh: "Asokohe rrjeta e hetimeve ishte mbyllur dhe mendonim, se afërsisht e dimë territorin ku qëndronte Bin Ladeni. Por kjo është një lojë me informacione, prej së cilës njerëzit mund të zhduken dhe humbet kontakti."

Ky episod është po aq i paverifikueshëm, sa edhe çdo episod tjetër në këto katër vjet e gjysmë qysh pas rrëzimit të regjimit të Talibanëve. Atëhere përmes ndërhyrjes së koalicionit të anti-terrorit të drejtuar nga ShBA u shpërbë rrjeti i mikpritjes për Bin Ladenin. Udhëheqësi i El Kaidës u arratis nëpër male, në kufirin afgano-pakistanez. Mendohet se edhe sot e kësaj dite ai qëndron në këtë rajon. Eshtë e paqartë se sa ngushtë bashkëpunojnë sot këto dy grupe. Edhe ish-ambasadori i Talibanëve Mullah Abdul Salam Saif nuk e di saktë këtë: "Mullah Mohamed Omar vazhdon të jetë udhëheqës i Talibanëve. Osama Bin Ladeni ka premtuar të jetë ushtar i Mullah Omarit. Nëse ekziston një marrëdhënie, atëherë kjo është që Bin Ladeni punon nën drejtimin e Mullah Omarit."

Talibanët janë sërish të forcuar në Afganistan. Luftëtarët arabë gjoja i mbështesin militantët. Furnizime dhe ndihma vijnë nga pala pakistaneze. Kjo e ka prishur klimën midis fqinjëve. Vazhdimisht ka akuza të ndërsjella. Presidenti i Afganistanit Hamid Karsai është relativisht i tërhequr: "Të dyja vendet janë të prekura rëndë prej terrorizmit. Ndaj Afganistani dhe Pakistani duhet që ta luftojnë bashkarisht dhe më me efikasitet këtë plagë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Nëse s´ndodh kështu, atëherë s´mund të ketë siguri as për Afganistanin, as për Pakistanin dhe as për pjesën tjetër të botës."

Nga përfaqësuesit e tjerë qeveritarë dhe prej shumë shtetasve afganë në të kundërt dëgjohet të thuhet vazhdimisht hapur, se Pakistani është fajtor për gjithë këtë te keqe. Fqinji i madh mbrohet me insistim. Ministri i jashtëm i Pakistanit u referohet sukseseve në përndjekjen ndaj terroristëve. Ai bën fjalë për më shumë se 700 të arrestuar, lufttarë të El Kaidës qysh nga viti 2001 një aksion ushtarak i pashembullt ky në histori: "Pakistani ka më shumë trupa për mbrojtjen e kufijve, se ShBA, trupa e mbrojtjes ISAF dhe Afganistani së bashku. Ne kemi pasur humbje më të mëdha se ISAF-i dhe amerikanët së bashku. ShBA kanë humbur 200 ushtarë, ndërsa ne kemi humbur 600."

Megjithatë Pakistani duhet ta pranojë, se zonat me terren të vështirë të pashtuve në kufirin me Afganistanin s´mund të kontrollohen. Gjakderdhja për të arritur suksesin në luftën kundër terrorizmit është shumë e madhe. Vazhdimisht civilët rrezikohen midis fronteve. Kjo i nxeh gjakrat kundër qeverisë dhe shërben si mbështetje për luftëtarët terroristë. Këtë bilanc nxjerr Robert Templer, ekspert i Grupit Ndërkombëtar të Krizave: "Ushtarakët pakistanezë nuk kanë zgjidhje efektive për këtë problem. Ata s´kanë asnjë plan, se si ta bëjnë për vete popullsinë, si t´i zhvillojnë këto zona dhe si t´i vendosin ato nën kontrollin e Pakistanit."

Qeveritë në Pakistan dhe në Afganistan e përshëndesin tani si një sukses të madh në luftën kundër terrorizmit vrasjen e simpatizantit të El Kaidës në Irak Zarkavi. Pas kësaj fshihet shpresa e heshtur për kapjen e bosëve të mëdhenj edhe në rajonet e këtyre vendeve.

  • Data 09.06.2006
  • Autor Kristof Heincle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLJ
  • Data 09.06.2006
  • Autor Kristof Heincle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLJ
Reklamë