Të kundërveprohet me të gjitha forcat e mundshme | Evropa | DW | 14.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Të kundërveprohet me të gjitha forcat e mundshme

Ekspertët vëzhgojnë me shqetësim internacionalizimin e ekstremizmit të djathtë

Attaka, radikale te djathe ne Bullgari.

Attaka, radikale te djathe ne Bullgari.

Ekstremistët e djathtë janë nacionalistë. Në qënder të ideologjisë së tyre qëndron kombi i tyre dhe të gjithë të tjerët janë armiq. Dhe në vështrimin e parë të duket krejtësisht absurde që grupimet ekstreme të djathta mund të bashkëpunojnë në rrafsh nderkombetar. Por pikërisht kjo ndodh: Ektremistët e djathtë nga Bullgaria, Rumania, Çekia dhe Sllovakia, Franca, Gjermania dhe vende të tjera jo vetëm që kanë kontakte të mira me njëri tjetrin, por ka edhe përpjekje konkrete, për të kooperuar më ngushtë në rang partiak evropian.

Para disa ditësh ekspertë nga shumë shtete evropiane u takuan në fondacionin Friedrich Ebert të afërt me partinë socialdemokrate për të shkëmbyer përvojat dhe të dhënat.

Fronti Nacional Europian

Nga Hollanda deri në Greqi dhe nga Letonia deri në Portugali gjithsej 16 parti dhe organizata neofashishte dhe nacionaliste përfshin "Fronti nacional evropian." Ndër ta partinë e djathtë ekstremiste gjermane NPD, "Unionin nacional bullgar" (Bulgarski Nacionalen Sajuz), "Rilindjen nacionale të Polonisë" (Narodne Odrodzenie Polski), "Lidhjen letone të forcës nacionale" (Nacionala Speka Savieniba)", të Djathtën e re" rumune (Roua Deapta), "Aleancën patriotike greke" (Patriotiki Symachia) edhe organizatën serbe "Obraz" (Fytyra). Bashkëpunimi i ketyre grupimeve ka lulëzuar nderkohë aq shumë, saqë ata dalin të bashkuar në zgjedhjet e parlamentit evropian dhe duan të themelojnë një parti të përbashket të djathtë evropiane.

Skena e djathtë në gjallëri

Por edhe në rang më të ulët skena e djathtë ekstreme është shumë e gjallëruar, këto janë vëzhgimet e ekspertit për ekstremizmin e djathtë në ministrinë e brendshme të landit gjerman Nordrhein-Westfalen, Thomas Grunke.
"Në Evropën lindore ata kanë zhvillim të madh. Atje bashkohen grupime relativisht të reja ekstremiste të djathta. Në Rusi skena e djathtë ekstreme është shumë e fortë. Ajo bashkëpunon sidomos intensivisht me ekstremistët e djathtë serbë dhe bullgarë."
Kontakte të mira ka edhe ndermjet ekstremistëve të djathtë rumunë e bullgarë, si dhe atyre çekë, polakë dhe gjermanë."

Skena e djathtë flet për ideologji pan-ariane


Internacionalizimi i këtyre grupimeve të çudit, sepse një pjesë e rëndësishme përbërese e ideologjive të djathta ekstreme është nacionalizmi. Në këtë pikë Thomas Grumke sheh një transformim:
" Vihet re, se një pjesë jo e vogël e ekstremistëve të djathtë me të vertetë e vënë nacionalizmin pas elementeve ideologjikë si racizmi dhe antisemitizmi. Skena vetë flet për një "ideologji pan-ariane." Kjo do të thotë, se nuk bëhet më fjalë për të mbrojtur kombin e vet apo për ta ngritur më lart në krahasim me kombet e tjera, por bëhet fjalë për mbrojtjen e një "race ariane", sidoqoftë e definuar ajo, e cila shihet si shumë e rrezikuar. Dhe nëqoftëse këto grupime besojnë me të vertetë tek diçka e tillë, atëherë nuk ka alternativë tjetër veçse të veprohet me të gjitha forcat e mundshme në rang ndërkombëtar."

Esktremistët e djathtë bashkëpunonojnë edhe me islamistët militantë

Ekstremistët e djathtë nuk tremben përshembull edhe të bashkëpunojnë herë pas here edhe me islamistët militantë. Pika e lidhjes këtu është antisemitizmi dhe armiqësimi me Izraelin. Por jo vetëm kjo, skena ekstremiste e djathtë relativisht e dobet nga ana financiare sheh në këtë kontekst edhe një lidhje me burimet e reja të parasë.

Kjo mënyrë të menduari nuk është e huaj as për partitë të djathta ekstreme aktive në parlamente. Megjithëse nacionalizmi është veçoria më e fortë e ideologjisë së tyre, edhe ata kërkojnë bashkëpunimin ndërkombëtar. Në takimin e tyre gjejnë njëra-tjetrën "Attaka" antisemite bullgare së bashku me partinë belge "Vllams Belang", ish bllokun e mëparshëm Vlaams, që e heq vetën në fakt si pro-ebreje. Dhe "Fronti nacional" francez antiizraelit bashkëpunon me "Partinë e Rumanisë së madhe", mike e Izraelit.

Bashkëpunim pa naze

Shkaqet për bashkëpunimin e këtyre partive, që në fakt kanë orientime të ndryshme, i shpjegon kështu politologu Cas Mudde i universitetit Antwerpen:
"Problemi që kanë partitë si belgja "Vlaams Belang" është se thuajse askush në Belgjike nuk do të bashkëpunojë me ta. Prandaj ajo nuk mund të bëjë naze, se me kë do të bashkëpunojë. Atyre u nevojiten partnerë evropianë për të krijuar një listë evropiane, për parlamentin evropian. Për të krijuar këtu një fraksion, nevojitet një numër i caktuar mandatesh. Ata këto parti nuk mund t´i marrin vetëm. Prandaj u nevojitet bashkëpunimi. Sepse kur ke një fraksion, atëherë ke para. Kjo është më e rëndësishmja para për partinë."

Ndryshe nga organizatat e djathta ekstreme, që përfaqësojnë hapur idete e tyre raciste dhe antisemite, sepse nuk tentojnë të kenë ende në parlamente, partitë e djathta ekstreme veprojnë në mënyre oportuniste. Ideologjia e tyre bazë mbetet nacionalizmi. Por në të përditshmen politike ata orientohen nga fakti, se cila politikë u sjell votat e zgjedhësve.

  • Data 14.12.2005
  • Autor Panajotis Kouparanis
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCa
  • Data 14.12.2005
  • Autor Panajotis Kouparanis
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCa