Të kemi kujdes nga paragjykimet | Gjermania | DW | 28.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të kemi kujdes nga paragjykimet

Nisi punimet konferenca nderkombëtare e OSBE-së kundër antisemitizmit

default

Me thirrje për shtimin e vigjilencës të kurajos civile por edhe me porosi të kihet kujdes nga vleresimet
e përgjithësuara u hap në Berlin konferenca e OSBE-së kunder antisemitizmit. Rreth 500 pjesëmarres nga 55 shtete me ftese të qeverisë gjermane shqyrtojnë të gjitha format aktuale të shfaqjeve antisemitiste dhe duan të vendosin në fund të konferencës dyditore masa konkrete për luftimin e tij.
Presidenti gjerman Johannes Rau tha në hapje të konferencës.
"Nuk është mirë, që në vitin 2004 të zhvillohet një konferencë për këtë temë, e cila merret me problemet aktuale dhe jo me cështje historike. Ne na është dashur të shohim që pas luftës së dytë botërore, racizmi, armiqësia ndaj të huajve dhe antisemitizmi nuk janë zhdukur nga bota, dhe as nga Evropa. Kjo vlen të thuhet si për Evropën perendimore ashtue dhe për atë lindore."

Nacionalizmi, urrejtja ndaj të huajve dhe antisemitizmi nuk duhet të helmojnë jeten në vendet evropiane. Nuk mjafton vetëm të shkruash në ligje të drejtat e njeriut, ata duhet edhe t´i propagandosh, t´i jetosh dhe t´i deklarosh serish, theksoi presidenti gjerman.
Konferenca e OSBE-së si të gjitha aktivitetet e ketij lloji erresohen nga konflikti në Lindjen e Mesme. Johanes Rau paralajmeroi në fjalimin e tij nga rreziku i antisemitizmit masiv, i cili fshihet pas kritikës ndaj qeverisë izraelite. Edhe ketu janë shumë të rendësishme vigjilenca dhe kujdesi.

"Unë u bëj apel të gjithë kritikeve të politikës izraelite, që të mendojnë për situatën e vecantë atje. Njerëzit në Izrael jetojnë që prej themelimit të shtetit në një gjendje të kercenimit të ekzistencës. Po të përpiqesh ta vësh vetën në një situatë të tillë, atëherë nuk ke pse heq dorë nga kritika, as nga kritika e fortë, por për mendimin tim duhet berë përpjekje për një formë të matur."
Sigurisht askush nuk duhet të diskretitohet si antisemit, i cili konfrontohet hapur dhe në mënyrë kritike me politikën e Izraelit. Mendimet e ndryshme politike duhet të durohen ndermjet miqsh.
Presidenti i këshillit qëndror të ebrejve Paul Spiegel, foli për përhapjen e antisemitizmit në Evropë, bashkesia ebreje është e alarmuar, nga konferenca e OSBE-së pritet një sinjal solidariteti.
"Nuk ka një antisemitizëm të rrezikshën dhe një më pak të rrezikshëm. Kritika ndaj Izraelit me ngjyrim antisemit nga goja e gjoja intelektualeve është po aq e dënueshme sa dhe parrulat nxitëse nga goja e radikaleve të djathtë që ulërasin, apo nga islamistet të gatshem për dhunë. Por edhe rreziku islamist nuk duhet theksuar shumë. Sepse pasoja katastrofale do të ishte shtimi i antiislamizmit brenda BE."
Edhe për këtë ekzsitojnë nderkohe shenjat e para.
Sipas mendimit të Spiegel zgjerimi i BE do të çojë në një konfrontim të ri me antisemitizmin, por edhe me të kaluaren. Historitë e vuajtjes të shumë njerezve gjatë kohës së nazismit dhe në komunizëm do të dalin pastaj në qender të vemendjes.
Shkrimtari i nderuar me cmimin nobel Elie Wiesel kerkoi një manifest mbarëbotëror kunder urrejtjes ndaj ebrejve dhe tha se antisemitizmi duhet demaskuar dhe ndaluar.

  • Data 28.04.2004
  • Autor Cornelia Rabitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6n
  • Data 28.04.2004
  • Autor Cornelia Rabitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6n