Të huajt në Gjermani | Evropa | DW | 06.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Të huajt në Gjermani

Sipas zyrës federale të statistikave shumë të huaj nuk dëshërojnë pasaportë gjermane

default

Rreth 6,7 milionë persona me pasaportë të huaj jetonin në vitin 2004 në Gjermani. Kjo rezulton nga zyra e statistikave në Wiesbaden. Në krahasim me një vit më parë kjo do të thotë pakësim i kuotës të të huajve me rreth 8,4%. Megjithatë shifrat nuk mund të krahasohen me statistikat e mëparshme. Sepse zyrat për të huajt i kanë fshirë më në fund nga kartat të gjithë ata persona, të cilët nuk jetojnë më në Gjermani. Por a janë më të vertetë më pak të huaj apo jo.

"Janë shtuar shumë, sidomos që prej vitit të kaluar. Të them, me siguri së paku 15-18%! Pra nëqoftëse vazhdon kështu ne gjermanët do të jemi së shpejti në pakicë."

Në rrugë shpesh degjon mendimin, se në Gjermani po vërshojnë me të vertetë rryma të huajsh. Por kjo është e ekzagjeruar, thekson Friedrich Heckmann i forumit evropian për studime të emigracionit. Vitin e kaluar kanë hyrë në Gjermani rreth 700 000 vetë, por 550 000 të huaj janë larguar përsëri nga vendi. Numri i vërtetë i të ardhurve është afërsisht 150 000 vetë. Kjo është shumë më pak se sa në fillim të viteve 1990, thotë Heckmann.
"Nuk duhet harruar, se njerëzit shkojnë dhe vijnë si dhe më parë. Por nqs shohim rritjen e popullsisë, ajo ka qenë e pakët në vitet e fundit."
Shumë pak mendojnë ndërkohë shumë demografë. Sepse vitet e ardhshme gjithnjë e më pak punonjës të rinj të huaj do të paguajnë për gjithnjë e më shumë pensionistë sigurimin e pleqërisë. Prandaj Gjermanisë i duhen urgjentisht më shumë emigrantë, thotë edhe Heckmann.

"Kjo do të pritej pas viteve 2010-2012, nqs marrëdhëniet demografike në Gjermani ndryshojnë aq sa potenciali i personave të aftë për punësim do të bjerë shumë për shkak të zhvillimeve demografike dhe atëherë ka shumë gjasa që emigrimi të jetë i dëshëruar. Ky është një ndryshim shumë i madh ndaj marrëdhënieve të aktuale, kur kemi gjithnjë e më shumë njerëz që kerkojnë punë, se sa vende që ofrohen. Nga ana e demografike kushtet janë shumë të përshtatshme që njerëzve t´u bëhet e qartë, se varen nga migracioni."

Një tjetër rezultat i statistikës së re është, që rreth 2/3 e të huajve jetojnë që prej 8 vjetësh apo më gjatë në Gjermani dhe mund të merrnin nënshtetësinë gjermane, por të cilën siç duket nuk e duan. Shkaqet për këtë janë të shumëllojshme. Friedrich Eckmann thotë: "Shumica e njerëzve janë shumë të lidhur me identitetin e tyre kombetar si pjesë e identitetit të tyre personal. Dhe për arsye se në Gjermani evitimi i nënshtetësisë së dyfishtë është parim
ata kanë ndjenjën, se humbasin diçka nga identiteti personal, nqs heqin dorë nga nënshtetësia e tyre."
Për më shumë se 30% e të huajve nënshtetësia gjermane nuk sjell shumë dobi. Ata janë qytetarë të BE dhe i gezojnë të gjitha të drejtat si qytetaret me pasaportë gjermane.
"Dhe ndoshta edhe te grupi tjetër më i madh tek turqit është se paku një qendrim i sigurtë dhe kohet e fundit edhe një perspektive për anëtarësim në BE, keshtu që privilegjet shumë të mëdha, që sjell me vete marrja e nënshtetësisë së BE, nuk kanë kaq rëndësi për këta njerëz."
Dhe këtë e vertetojnë shumë turq. Marrja e nënshtetësisë eshte e lidhur me shumë veprime burokratike dhe kushton shumë kohë. Avantazhet që rrjedhin nga nënshtetësia gjermane, shumë vetëve i duken si të dorës së dytë. I ketij mendimi është edhe ky burrë.
"Interes po, por ketu është edhe shumë burokraci, dhe ata kerkojnë këtë dhe atë. Në fund të vjen deri në majë të hundës."


  • Data 06.05.2005
  • Autor Johanna Herzing
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEY
  • Data 06.05.2005
  • Autor Johanna Herzing
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEY