Të gjitha vendet e BE-së janë të prekura prej problemeve të emigracionit | Evropa | DW | 11.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Të gjitha vendet e BE-së janë të prekura prej problemeve të emigracionit

Ministrat e BE që kanë në ngarkim problemet e integrimit u mblodhën në një konferencë në Pocdam për të trajtuar mundësit dhe rrugët për zgjidhjen e këtij problemi.

Migrantë që mbërrijnë në brigjet e Spanjës

Migrantë që mbërrijnë në brigjet e Spanjës

Komisari i BE-së për çështjet e drejtësisë Franco Fratini synon që BE-ja të ofrojë mundësi për një emigrim të kufizuar në kohë.

Çdo vit në BE vijnë rreth 1,5 milionë emigrantë. Edhe pse integrimi i tyre mbetet në radhë të parë detyrë e vendeve ku ata emigrojnë, në këtë drejtim Evropa duhet të ndërmarrë më tepër hapa të përbashköta.

"Ne të gjithë jemi të prekur prej probleme të emigracionit bashkë me shancet dhe rreziqet që përmban ky proces. Në këtë drejtim ne duhet të gjejmë përgjigje të përbashkta evropiane dhe të mësojmë prej përvojës së njëri-tjetrit." - tha MPB gjerman Schäuble.

Përpara disa ditësh Brukseli miratoi një fond prej 825 milionë eurosh për projektet e integrimit. Kjo shumë ishte më e madhe se sa pritej, por më e vogël se sa nevojitet, tha komisari i BE-së për problemet e emigrimit Franco Frattini. Por në shumë vende, në nivel lokal kemi nisma të ndryshme prej të cilave mund të mësojmë.

"Integrim do të thotë që njerëzve t'u mundësohet që të bien dakord me vlerat tona të përbashkëta, që lidhen me ligje, parimet, barazinë e burrit me graun. Ata që duan të integrohen në BE duhet t'i respektojnë patjetër ato. Për këtë arsye dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar është pjesë shumë e rëndësishme e politikës sonë."

Në shumë vende të BE-së ekzistojnë sot strategji për integrimin. Spanja miratoi së fundi një plan nacional për integrimin duke vënë në dispozicon për projekte përkatëse dy miliardë euro. Dhe meqenöse problemet shpesh janë të ngjashme prej shembullit spanjoll mund të mësojnë edhe Gjermania apo Holanda, të cilat miratuan së fundi ligje për qëndrimin e personave që kishin vite që jetonin në këto vende pa status qëndrimi të rregulluar.


  • Data 11.05.2007
  • Autor Bernd Gräßler (Bernd Gresler)
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar87
  • Data 11.05.2007
  • Autor Bernd Gräßler (Bernd Gresler)
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar87