Të gjithë të kënaqur - ulje e borxheve dhe e shpenzimeve sociale | Gjermania | DW | 05.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të gjithë të kënaqur - ulje e borxheve dhe e shpenzimeve sociale

Koalicioni qeveritar gjerman synon që përmes rritjes së të ardhurave prej taksave ta ulë borxhin e jashtëm të Gjermanisë në nivelin më të ulët që prej ribashkimit të vendit përpara 16 vjetësh.

Një aksion i pazakontë i kryetarëve të komunave gjermane të mbytura në borxhe

Një aksion i pazakontë i kryetarëve të komunave gjermane të mbytura në borxhe

Sipas ekspertëve për çështjet fiskale federata dhe landet do të përfitojnë këtë vit dhe vitin e ardhshëm rreth 40 miliardë euro më tepër. Një gjë e tillë e kënaq patjetër ministrin federal të financave Peer Steinbrück:

"Ka një shprehje që ndjenja e këndshme e të pasurit para, nuk është aq intensive sa ajo ndjenja e tmerrshme e të mospasurit. Për këtë jam i kënaqur që gjendja po zhvillohet më mirë nga sa e kishim menduar."

Gjithsesi ministri federal i financave nuk po bën kollotumba gëzimi, sepse prej kësaj shume federata përfiton vetëm një të tretën. E shprehur në shifra një gjë e tillë do të thotë 7,8 milionë euro më tepër për vitin e ardhshëm. Dy milionë prej tyre janë parashikuar tashmë në buxhet. Kjo do të thotë gjithësesi se neto federatës i mbeten 5,8 miliardë euro.

Me këto para sipas ministrit do të ulet borxhi i jashtëm i Gjermanisë. Për këtë vit në vend të 38 miliardë euro që parashikohej do të merren borxh vetëm 30 miliardë, kurse vitin e ardhshëm në vend të 22 miliardë eurosh do të merren borxh vetëm 19,6 miliardë. Kjo është vlera më e ultë që prej bashkimit të Gjermanisë.

Duke iu referuar të tepricave të parave në Agjencinë Federale për Punësimin vitin e ardhshëm do të ulet më tepër se sa parashikohej kontributi që derdhet prej çdo të punësuari për arkat e sigurimeve shoqërore për rastet e papunësisë. Ky kontribut do të përbëjë vetëm 4,2% të të ardhurave bruto. Eksperti i unionit demokristian për çështjet e buxhetit, Steffen Kampeter, partisë e cila ishte angazhuar shumë në këtë drejtim shprehet i kënaqur:

"Ne shpresojmë se me gjë do të mund t'i japim impulse të reja tregut të punës. Ne kemi nevojë për shtim të prodhimit dhe me tepër vende pune, për të vazhduar sukseset e ksëaj periudhe legjislative. Mendoj se kjo nuk është një gjë e mirë vetëm për koalicionin e madh qeveritar, por edhe një sinjal i mirë për vendin."

Të ardhurat shtesë prej taksave do të përdoren për të plotësuar edhe një kërkesë tjetër të demokristianëve. Ato do të përdoren për të financuar më shpejt nga sa ishte planifikuar financimin e sistemit të sigurimeve shëndetsore në Gjermani përmes taksave. Kështu sigurimi falas i fëmijëve përmes shoqërive shtetërore të sigurimeve shëndetsore do të fillojë që në vitin 2007. Kancelarja gjermane Merkel e konsideron këtë veprim të drejtë, sepse në këtë mënyrë përmes taksave lehtësohen shpenzimet shtesë që u duhet të përballojnë prindërve për sigurimin shëndetsor të fëmijëve.

Edhe kryetari i simotrës bavareze të CDU-së, Edmud Stoiber, CSU u shpreh për radion "Deutsche Welle":

"Unë besoj se kjo shumë na mundëson që për reformën shëndetsore të përdorim të ardhura prej taksave më herët nga sa ishte parashikuar. Në këtë mënyrë mund t'i ulim ndjeshëm kontributet për sigurimet shëndetsore."

Gjatë kësaj jave shifrat e diskutuara në kabinet do të shqyrtohen edhe një herë prej komisinit parlamentar për buxhetin. Ndësa javën e ardhshme Bundestagu do të diskutojë dhe vendosë përfundimisht për buxhetin 2007.


  • Data 05.11.2006
  • Autor Sabine Kinkartz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyr
  • Data 05.11.2006
  • Autor Sabine Kinkartz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyr