Të drejtat e njeriut nuk duhet të relativizohen! Mbi raportin vjetor të Amnesti International | Bota | DW | 25.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Të drejtat e njeriut nuk duhet të relativizohen! Mbi raportin vjetor të Amnesti International

Në rapotin vjetor të saj, Amnesti International prangos shkeljen e të drejtave të njeriut në mjaft vende të botës. Në këtë analizë nuk kritikohen vetëm regjimet autoritare, si Turkmenistani apo Korea e Veriut, por edhe debati i ndezur në Gjermani mbi zbutjen e rregullit për ndalimin e torturës në Gjermani. Më tej kjo organizatë kritikon kufizimet e të drejtave të njeriut në vendet evropianolindore dhe praktikat në burgun e Abu Graibit dhe Guantanammo. Ky problem paraqitet me fytyra të ndryshme, por në thelbin e tij është një problem global

Qytetarë kinezë para ekzekutimit publik në Fukien, 1992

Qytetarë kinezë para ekzekutimit publik në Fukien, 1992


Deklarata të ndryshme të panumërta kanë sanksionuar atë, se çdo njeri ka të drejtë themelore të jetojë në liri, dinjitet dhe siguri. Çdokush duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë para ligjit. Çdokush ka të drejtë për një jetë pa torturë dhe shytpje.
Por realiteti është mjaft ndryshe. Në vende të ndryshme të botës, të drejtat e njeriut dhunohen brutalisht. Kundërshtarë politikë futen pas hekurave, torturohen apo ekzekutohen. Milicët përkrahës të regjimit djegin fshatra të tërë, grupe terroristësh tiranizojnë popullatën civile.
Megjithatë: Askund tjetër në botë nuk shkelen të drejtat e njeriut kaq prekshëm si në Sudan, Mianmar apo në Korenë e Veriut, qeveritë e të cilave pjesërisht janë të dënuara edhe në shkallë ndërkombëtare. Kina për shembull. Megjithëse janë lejuar disa liri, që kohë më parë ishin të papërfytyrueshme, sërish në burgjet kineze gjenden më dhjetëra qytetarë, vetëm sepse ata kanë sfiduar plotfuqishmërinë e qeverisë njëpartiake. Gjithashtu Kina mbetet një nga vendet që zbaton më shumë vendime me vdekje. Por ashtu si Rusia edhe Kina gjithnjë e më rrallë po akuzohet në parketin diplomatik. Kur politikanët evropianë flasin në Pekin apo Moskë, nuk zënë në gojë fushatën e përgjakshme në Çeçeni, apo shtypjen e kryengritësve myslimanë në Kinën perëndimore. Bëhet fjalë vetëm për interesa ekonomike apo gjeostrategjike. Të drejtat e njeriut vetëm sa preken në këto fjalime dhe kjo shpesh përmenden në deklarata të menduara mirë. Ose jepet ndonjë sinjal me qëllim optimist, që kooperimi i dyanshëm do të sjellë dikur më shumë liri dhe të drejta.

Nga ana tjetër, Amnesti International duhet falënderuar disa herë që ajo vëzhgon edhe devijimet e të drejtave të njeriut në vendet perëndimore. Para së gjithash SHBA duhet të presin kritikat e forta që vjen nga kjo organizatë për zbatimin e të drejtave të njeriut në praktikë. Në Abu Graib u torturuan dhe denigruan të burgosur irakianë, në Guantanamo mbahen akoma të arrestuar me qindra qytetarë të shteteve të tjera, duke injoruar kështu të drejtën ndërkombëtare.

Gjithmonë përdoren të njëjtat argumenta, me të cilat qeveritë justifikojnë shkeljen apo kufizimet e të drejtave të njeriut. Disa kujtojnë luftën kundër terrorizmit, si SHBA, i cili vendosi një prioritet tjetër në politikë, me pasojën që qeveri si ajo e Uzbeksitanit, pastaj të ndjekin me shumë dëshirë logjikën amerikane.
Shtete të tjera, si vendet në zhvillim, argumentojnë prej vitesh, se popullata e tyre nuk është akoma e pjekur për funksionimin e shtetit të së drejtës. Të dyja argumentat janë të gabuara: Të drejtat e njeriut kanë vlerë absolute dhe nuk duhet të relativizohen. Arbitrariteti shtetëror nuk mund të justifikohet, as me nivelin gjoja të prapambetur të zhvillimit dhe as me kërkesat speciale në luftën kundër terrorizmit. Përkundrazi. Një shtet i vërtet i së drejtës ka aftësinë që edhe terroristëve të ndëshkuar t'u japë një minimum të të drejtave të pakontestueshme- dhe pikërisht kjo e dallon atë qartë nga regjimet abitrare.

  • Data 25.05.2005
  • Autor Rainer Sollich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPA
  • Data 25.05.2005
  • Autor Rainer Sollich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPA
Reklamë