Të dielën zhvillohen zgjedhjet në dy lande federale gjermane | Gjermania | DW | 15.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të dielën zhvillohen zgjedhjet në dy lande federale gjermane

Në Gjermani të dielën zhvillohen zgjedhjet në dy lande federale dhe atë në Meklenburg-Vorpomern dhe Berlin. Të dyja landet aktualisht qeverisen nga koalicionet kuq-kuq, të vetem në Gjermani

Socialdemokrati Voverajt dhe kristdemokrati Pflyger

Socialdemokrati Voverajt dhe kristdemokrati Pflyger

Kryebashkiaku i Berlinit, Klaus Voverajt, përshembull ka mundur të shkojë për pushime pa patur frikë se do të humbasë zgjedhjet. Ai është aq i popullarizuar në Berlin si askush tjetër që nga Villi Brandt, i cili ka qeverisur Berlinin deri në vitin 1966. Opozita mund të bëj çfarë të doj ajo është e pafuqishme kundër socialdemokratëve. Prognozat janë të qarta: Partia Socialdemokrate do të fitoj të paktën 30 përqind ndërsa Unioni Kristiandemokrat do të mbetet nën 20 përqind.Të flitet për një duel mes kryebashkiakut dhe sfiduesit të tij kristiandemokrat Friedbert Pflyger është pothuajse e pakuptimtë. Me euforinë e perspektivave rozë Partia Socialdemokrate në fushatën elektorale shpotit gjendjen e paperspektivë të konkurrentëve duke montuar komentet miqësore për Klaus Voverajtin të bëra nga Friedbert Pflyger. "Voverajt me të drejtë ka përmendur një prej shkaqeve kryesore... Edhe njëherë: nuk duhet akuzuar Voverajtin, dhe nuk e bëj. Kështu në këtë pikë nuk mund të miratoj më shumë, zoti Voverajt... Ai ka sfiduar mirë pesë vitet e fundit", thuhet në spotin e Partisë Socialdemokrate të montuar me fjalët e kundërshtarit Pflyger.

Një spot elektroal i cili para së gjithash është një shpoti elektorale. Kundërshtari i kryebashkiakut të tanishëm, kristiandemokrazi Fridbert Pflyger në vitin 1991 si deputet i ri i Bundestagut gjerman pat votuar kundër bartjes së qeverisë nga Boni në Berlin. Në duelin e vetëm televiziv në fillim të kësaj jave Voverajt shfaqi pothujse keqardhje për konkurentin e tij: "Në ndodhemi në fushatë elektorale, ne jemi kundërshtarë. Kështu që nuk mund të themi shumë fjalë të mira për njëri-tjetrin. Por mendoj se mertin vëmendje që zoti Pflyger ka thënë se dëshiron të ndihmoj Unionin Kristian Demokrat të Berlinit. Dhe për këtë ai ka punuar shumë. Dhe besoj që ai ka merituar njohje për këtë". Por jo më shumë, edhe në sytë e shumicës së berlinezëve të cilët ndjejnë simparti më të madhe për kryebashkiakun e tyre dhe mund të jetojnë ende deri diku me punën e senatit kuq-kuq. Përkundër papunësisë së madhe, rritjes së dobët ekonomike dhe borxheve gjigande prej më shumë se 60 miliardë euro. Vizione nuk ka askush në këtë qytet të cilin Voerajt e quan "të varfër por seksi". Kjo megjithatë pi më shumë ujë sesa premtimet alla Pflyger: "Unë në të vërtetë kam kontakte në botën arabe, në Kinë, në Rusi, në Poloni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besoj që aty mund të bëhet më shumë për Berlinin", thotë Pflyger. Kontaktet e tij në të ardhmen Pflyger mund t'i zhvilloj si politikan loka i Berlinit, sipas të gjitha gjasave në opozitë.

  • Data 15.09.2006
  • Autor Marcel Fyrstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzQ
  • Data 15.09.2006
  • Autor Marcel Fyrstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzQ