1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të ndalohet eutanazia?

2 Korrik 2008

Një aleancë e disa landeve gjermane kërkon të ndalojë eutanazinë. Projektligjin përkatës këshilli federal do ta diskutojë që këtë të premte. Shtypi gjerman mbi kë të temë:

https://p.dw.com/p/EUiU
Roger Kusch kërkon të ndihmojë me makina vdekjeje ata që duan të vdesin
Roger Kusch kërkon të ndihmojë me makina vdekjeje ata që duan të vdesinFotografi: picture-alliance/ dpa

Shkak është ndihma që ish senatori i Hamburgut Kusch i ka dhënë një gruaje 79 vjeçare për të vdekur. Ai ka pohuar se gruaja ishte e lodhur nga jeta, por jo e sëmurë për të vdekur.

"Märkische Oderzeitung"

Ajo nuk ishte e sëmurë për vdekje, nuk kishte as dhimbje. Ajo kishte vetëm një gjë: Një frikë imagjinare, se një ditë do të shkonte në azilin e pleqve. Kështu ajo vendosi për vetëvrasje dhe vdiq siç kishte jetuar vetëm. Që dikush përpiqet, të bëjë kapital nga fati i një tjetri, kjo nuk është diçka e re. Që një ish senator, i cili për vite të tëra e ndjente veten kristiandemokrat, shfrytëzon vdekjen e një gruaje plakë, për t´u bërë i njohur në publik, ka një tjetër kualitet. Vetë organizatat e diskutueshme si Dignitas shqyrtojnë njëherë, në se klientelës së tyre nuk i mbetet mundësi tjetër, përpara se t´i japin ndihmën për të vdekur. Ndërsa Kushit i mjafton telefonata e një gruaje të vetme plakë, për ta mbështetur në qëllimin e saj për të vrarë veten. Ai luan rolin e atij që vendos për jetën dhe vdekjen, pa patur pasoja. Dhe në luftën me vdekjen ai e la gruan vetëm. Mënyrë më perfide nuk ka.

"Schwarzwälder Bote"

Në Hamburg një ish senator i jep leje vetës të shkurtojë jetë njerëzish. Biles ai ka zbuluar një aparat për vetëvrasje. Nuk ka vetëm dinjitet në vdekje, por edhe dinjitet të jetës. Mjekët tanë, infermieret dhe sanitarët kujdesen ditë për ditë, që kjo të realizohet. Ata mbajnë përgjegjësi, e marrin këtë cështje shumë seriozisht. Roger Kusch nga ana tjetër, ish senatori, do fundin final. Ka njerëz, nga të cilët të hyn tmerri i madh.

"Allgemeine Zeitung" në Mainz

E parë nga ana emocionale tema e eutanazisë, është tema më sensibel që ekziston, por nga ana juridike shumë e komplikuar. Prandaj është shumë e rëndësishme, që me këtë problematikë të mos luhet, që sharlatanët nën mantelin e gjoja ndihmës dhe sqarimit të shuajnë etjen e tyre për t´u profiluar vetë, apo thjesht për të fituar para. Mënyra se si Roger Kush, gjithsesi një ish senator, vepron në këtë cështje, është e neveritshme.