Synimi im: Pas pesë vjetësh në BE | Studimi në Gjermani | DW | 18.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Synimi im: Pas pesë vjetësh në BE

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare 2005, Sali Berisha, planifikon te ule korrupsionin në nivel të pranueshëm, të arrestojë të gjithë bosët e mafias dhe mendon se për momentin krijimi i shtetit të mëvetshëm kosovar është zgjidhja më e mirë. Përmbledhje nga një interviste dhënë së përjavshmes gjermane, Der Spiegel. (18.07.)

Do te arrestoj te gjithe boset e mafias! - kreu i PD-se dhe kandidati kryesor per kryeminister te Shqiperise, Sali Berisha

"Do te arrestoj te gjithe boset e mafias!" - kreu i PD-se dhe kandidati kryesor per kryeminister te Shqiperise, Sali Berisha

"Në vitin 1997 dhashë dorëheqjen, sepse toleruam sistemin e priamidave, që i joshte njerzit me interesa të larta dhe se shumica e njerzve besonin, qe qeveria ime kish qenë pasuruar me to. Sot është dëshmuar që asnjë funksionar i lartë i Partisë Demokratike nuk ka qenë i involvuar në këto biznese," – deklaron Berisha ne numrin e sotëm të revistës Der Spiegel. Fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 3 Korrikut zotohet, se brenda dy-tre vjetësh do ta ulë korrupsionin në një "nivel të pranueshëm".

Ai thotë se nuk ka ndër mbend të arrestojë kryeministrin aktual dhe njëkohësisht liderin e Partisë Socialiste, Fatos Nanon: "Nuk lë përshtypje të mirë, kur arreston udhëheqësin e ardhshëm të opozitës, megjithëse Nano mezi sa s’pret të marrë rolin e martirit." Berisha thotë, se ka nder mend t’i arrestojë të gjithë bosët e mafias, pavarësisht se sa i lartë do të jetë çmimi: "Unë do ta paguaj atë," – premton kryetari i Partisë Demokratike.

Objektivi im është antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian pas pesë vjetësh, ka deklaruar Berisha. Lidhur me një bashkim të mundshëm me Kosovën, pretendi shqiptar për kryeministër thotë:

"Deri në fillim të viteve 80-të bashkimi ka qenë synimi i madh i të gjithë shqiptarëve. Ndërkohë kanë ndryshuar kushtet si në Tiranë, ashtu dhe në Prishtinë. Besoj, se bashkatdhetarët tanë atje preferojnë të kenë shtetin e vet. Për momentin kjo është edhe zgjidhja më e mirë,"

përfundon Sali Berisha, në intervistë me revistën e përjavshme gjermane, Der SPIEGEL.

  • Data 18.07.2005
  • Autor Permblodhi: Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arud
  • Data 18.07.2005
  • Autor Permblodhi: Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arud