Suspendimi i presidentit acaron edhe me tepër krizën e brendshme politike që po vazhdon prej disa muajsh në Rumani | Evropa | DW | 20.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Suspendimi i presidentit acaron edhe me tepër krizën e brendshme politike që po vazhdon prej disa muajsh në Rumani

Me një shumicë të madhe votash parlamenti rumun votoi të enjten pro shkarkimit nga posti të presidentit të vendit Trajan Bashesku (Traian Basescu). 322 deputetë dhe senatorë votuan gjatë referendumit për suspendimin e Basheskut nga ky post, 108 kundër. Basescu akuzohet për 19 raste shkeljesh të rënda të kushtetutës, raste të cilat nuk janë pranuar si të tilla prej Gjykatës Kushtetuese. Presidenti deklaroi se do të japë dorëheqjen më datën 23. prill gjë që do të sillte me vete edhe zgjedhje të reja në Rumani.

Traian Basescu

Traian Basescu

Përse vallë? Përse duhej të suspendohej presidenti nga posti? Sepse ai thotë të vërtetën, - besojnë shumë rumunë të cilët do ta rizgjidhnin sërish presindentin e tyre. Këtë e di edhe Traian Basescu dhe për këtë edhe po luan kartën e fundit: vendimin duhet ta marrin zgjedhësit. Në njërën dorën flamurin dhe në tjetrën mikrofonin kështu u shfaqe presidenti, i cili sapo ishte shkarkuar nga posti prej detyrës, përpara disa mijëra demonstruesve që ishin mbledhur spontanisht përpara sheshit të universitetit të Bukureshtit. Ai i falenderoi ata për mbështetjen dhe u premtoi se do të shiheshin sërish gjatë zgjedhjeve.

Sikurse edhe pritej aleanca e ngjizur më tepër me hir se me pahir mes përfaqësuesve të liberalëve në pushtet dhe të një sërë partish opozitare të përbëra prej socialdemokratëve postkomunistë dhe dy partive të vogla nacinalpopuliste, partisë Rumania e Madhe dhe Partisë KOnservatore, votoi unanimisht kundër kundësrshtarit të përbashkët, Basheskut. Në këtë mënyrë në luftën mes kryeministrit Calin Popescu Tariceanu dhe presidentit Basheksu është hapur një raund i ri.

Fakti që liberalët u bashkuan tërësisht me kërkesën e opozitës për suspendimit e Basheksut prej postit të presidentit nuk ishte ndonjë çudi. Kabineti i Tariceanus i përbërë prej liberalëve dhe përfaqësuesve të partisë Lidhja Hungareze varet kryekëput prej socialdemokratëve në opozitë.

Në fillim të këtij muaji kryeminstri dëboi prej qeverisë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Basescus si dhe Ministren e Drejtësisë Monica Macovei, e cila ishte mjaft e sukseshme, por njëkohësisht për disa e pakëndshme për shkak të luftës që i kishte shpallur ajo korrupsionit.

Sigurisht që shumë politikanëve nuk u pëlqente as Traian Basescu me mënyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe jokonvencionale si prej marinari për t'u përzier në çështjet e qeverisë. Kundërshtarët e tij e akuzojnë ish-kapitenin e dikurshëm të anijeve se ka dështuar në rolin e tij si ndërmjetësues dhe ka shkelur rëndë kushtetutën.

Dhe megjithëse Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtë si të paqëndrueshme këto akuza, shumica e parlamentarëve votuan pro suspendimit të presidentit.

Në Rumani po ngjizet një kundërshtar i përbashkët. Me sa duket qëndrimi i Basheskut ndaj korrupsionit, urdhëri që dha ai për hapjen e dosjeve të Securitates si dhe dënimi publik i komunizimit - gjë që prej kundërshtarëve të tij u interpretua si populizëm i mirëfilltë - kanë shkaktuar më tepër shqetësim se sa mendohej.


Po si do të vazhdojnë ngjarjet më tej? Sido që të vendosë për zhvillimin e një referendumi brenda 30 ditësh apo për zgjedhje të reja presidenciale brenda tre muajsh shancet e Bashekut për të vazhduar të qëndrojë në pallatin Cotroceni (Kotroçeni) nuk duken të këqia. Sipas të gjithë sondazheve Bashesku vazhdon të kryesojë. dhe partitë e tjera nuk kanë kandidatë të kalibrit të tij që mund të hidhen në garën elektorale. Por edhe rizgjedhja e Basheksut nuk do ta zgjidhte krizën e rëndë politike në Rumani, në rast se nuk fillon një debat për ndryshimin e kushtetutës. Kushtetuta rumune është e pasaktë dhe e vjetëruar dhe ofron kuadrin perfekt për grindje dhe luftra politike për pushtet mes qeverisë, parlamentit dhe presidentit. Kjo kushtetutë duhet të përcaktojë qartë nëse Rumania do të jetë një republikë parlamentare apo presidenciale. Të dyja modelet nuk shkojnë me njëra-tjetrën dhe kriza aktuale në vend është dëshmia më e mirë për këtë.

Por rruga deri në këtë pikë është e gjatë. Fillimisht është në rend të ditë kredibiliteti i klasës politike të vendit si dhe aftësia e vendit për t'u integruar në BE. Shumë vendeve të BE-së kanë kërkuar një monitorim të Rumanisë. Për shkak të bllokimit të reformave në fushën e drejtësisë dhe të luftimit të korrupsionit Rumania duhet të llogarisë me aktivizimin e klauzolave të konrrollit të BE-së ndaj këtij vendi të sapoanëtarësuar. Të gjitha këto shenja që kapitentin Basheksu dhe anijen e tij Rumaninë e presin ujëra jo të qeta.


  • Data 20.04.2007
  • Autor Robert Schwartz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8I
  • Data 20.04.2007
  • Autor Robert Schwartz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8I