Sundimi i Beogradit mbi Kosovën ka marrë fund | FOKUS | DW | 12.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Sundimi i Beogradit mbi Kosovën ka marrë fund

Në intervistën dhënë së përditshmes gjermane "Tagesspiegel" kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi shprehet, se pavarësia do të përmirësonte edhe pozicionin e pakicës serbe në vend

default

Lidhur me kritikat veçanërisht të ashpra të të ngarkuarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën Kai Aide mbi situatën aktuale në vend, kryeministri Kosumi shprehet se nuk duhet harruar, që me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare që prej verës së vitit 1999, kosovarëve u është dashur të ngrenë nga zeroja institucionet dhe autoritetet në vend. Problemet egzistuese si korrupsioni dhe tensionet etnike nuk duhen mohuar dhe as harruar por për Kosumin më e rëndësishmja në raportin e Kai Aides është pohimi se Kosova nuk mund të ecë më përpara pa një status të vetin. Gjithashtu e rëndësishme është edhe se i këtij mendimi është edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan.

Pyetjes nëse perspektiva është pavarësia Kosumi i përgjigjet: "Aide nuk flet direkt për cilësinë e një shteti të ardhshëm, por nuk ofron as ndonjë formulë magjike. Ai deklaron hapur megjithatë se bashkësia ndërkombëtare nuk mund të merret përjetësisht me bashkëadministrin e Kosovës. Në bisedimet lidhur me statusin ,që pritet të fillojnë së shpejti ne si palë negociuese duhet të përfaqësojmë dhe respektojmë vullnetin e shumicës së popullsisë. Ky vullnet është pavarësia. Pra argumenti im kryesor është ky: e drejta e përcaktimit të statusit i takon popullit kosovar."

Në letër Kosova vazhdon të mbetet provincë serbe megjithëse ka një qeveri të vetën e cila shoqërohet në punën e saj nga administrata e UNMIK-ut. Si mendoni ju për këtë, vijon pyetja e "Tagesspiegel".

"Për ne është e qartë se Serbia ka disa të drejta këtu dhe se na duhet të bëjmë kompromise. Këtu bëjnë pjesë mbrojtja pa kushte e trashëgimnisë kulturore serbe si përshembul e manastireve dhe kishave ortodokse mesjetare serbe. Gjithashtu, ne i ofrojmë pakicës serbe atë për çfarë ka nevojë: mbrojtje kulturore dhe politike, të drejtat e njeriut, të qytetarit, pjesëmarrje të plotë në jetën publike dhe integrim. Ky është synimi ynë. Ne jemi të ndërgjegjshëm se shumë nga serbët, që jetojnë në Kosovë instrumentalizohen ende nga Beogradi. Por pas pavarësisë së Kosovës, për Serbinë ky manipulim nuk do të jetë më i nevojshëm, pasi serbët e Kosovës do të mund të integrohen shumë më lehtë dhe në rrugë paqësore. Përveç kësaj, ky proçes ofron edhe për vetë Serbinë një shans të madh për t'u marrë më lirshëm e në mënyrë konstruktive me të kaluarën dhe të ardhmen e vet, si dhe me fqinjët. Realiteti është, që sundimi i Beogradit mbi Kosovën ka marrë fund dhe unë besoj se këtë e dinë edhe në Beograd, Bruksel apo Uashington" shprehet kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi.

  • Data 12.10.2005
  • Autor Marrë nga "Tagesspiegel"
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiN
  • Data 12.10.2005
  • Autor Marrë nga "Tagesspiegel"
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiN