Sulmohen ambasada evropiane në Lindjen e Afërt | Bota | DW | 04.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sulmohen ambasada evropiane në Lindjen e Afërt

Konflikti ndaj publikimit të karikaturave të profetit Muhamed është shtuar gjatë ditës së shtunë: Në kryqytetin sirian Damask qindra demonstrues sulmuan ambasadën daneze. Në Qytetin e Gazës qindra njerëz dogjën flamujt e vendeve evropiane dhe hodhën gurë kundër ndërtesës së përfaqësisë së BE-së.

default

Demonstruesit u mblodhën të shtunën në mëngjes. Me flamujt e zinj të grupit islamik Xhihadi Islamik në duar, ata vërshuan drejt ambasadës gjermane në Gaza dhe zyrave të Be-së. Ata ulën të gjithë flamujt e huaj dhe vunë flamurin palestinez dhe shkatërruan kopështet dhe hyrjen kryesore. Pas ndërhyrjes së policisë, u arrestuan dhjetëra të rinj.

Sipas dëshmitarëve okularë rrugët ishin mbushur me gurë. Të rinjtë ishin përpjekur të hynin me dhunë në ambasadën gjermane, por forcat e sigurisë nuk i lejuan. Bashkëpunëtorët e ambasadës ishin shpërngulur që përpara një jave dhe kështu nuk pati asnjë të plagosur.


Eshtë hera e parë që në rajonet palestineze sulmohet një përfaqësi e Republikës Federale Gjermane. Deri tani askush nuk i kishte bërë gjermanët përgjegjës për karikaturat e profetit Muhamed. Mllefi i demonstruesve ishte deri tani ndaj danezëve, norvegjezëve dhe francezëve. Këto tri kombe akuzohen se kanë lejuar me qëllim publikimin e karikaturave të profetit Muhamed, për të fyer kështu fenë islamike. Të enjten e kaluar në Nablus të Jordanit Perëndimor u morr peng për një kohë të shkurtër një qytetar gjerman. Por kur pengmarrësit e kuptuan gabimin, e liruan menjëherë pengun e tyre.


Karikaturat që në botën myslimane konsiderohen si fyerje e fesë, janë kritikuar ashpër në të gjithë botën myslimane. Profeti Muhamed me një bombë mbi kokë - kjo ishte karikatura që hoxha i një xhamie në Gaza u tregoi të premten besimtarëve që ndodheshin aty. Pikturat e tjera janë shumë më të rënda, thoshte hoxha. Shumë besimtarë shpërthyen në lotë. Me këto karikatura nuk u thye vetëm ndalimi i rreptë i çdo fotografie të profetit të fesë myslimane. Sipas disa pelstinezëve, këto vizatime janë një provokim i hapur i Perëndimit.

Edhe kërcënimet e BE-së se në rastin e fitores së Hamasit, nuk do të lëvrojnë më asnjë cent, kanë shkaktuar debate në rajonet palestineze. Palestinezët nuk e kuptojnë përse bashkësia ndërkombëtare nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve, ndërkohë që ka vite që kërkon nga palestinezët zgjedhje të lira dhe struktura demokratike.

Por pas anarkisë në Rripin e Gazës fshihen edhe simpatizantë të dëshpëruar të Fatahut. Ata ende nuk e pranojnë humbjen e tyre dhe fitoren e Hamasit.

  • Data 04.02.2006
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMY
  • Data 04.02.2006
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMY
Reklamë