Sulmet katastrofale në metropolin turk Stamboll jane fokusuar ne komentet kryesore të shtypit të sotëm gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 21.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Sulmet katastrofale në metropolin turk Stamboll jane fokusuar ne komentet kryesore të shtypit të sotëm gjerman

Gazeta "Die Welt" shkruan:

Stambolli.... Vrasesit e dinin se pse zgjodhen si cak te sulmeve te tyre pikerisht kete qytet te Turqise.Se pari sepse Stambolli eshte qyteti me i hapur ndaj botes, me liberali nga te gjitha qytetet turke.Gjithashtu Stambolli personifikon te gjithe ate qe nihilistet do ta urrenin. Stambolli u sulmua nga terroristet edhe per faktin se politika e Ankarase tashme eshte drejtuar drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian, u sulmua si anetare e Natos dhe se fundi si patnere strategjike e Izraelit duke e shendrruar keshtu kete vend te Bosforit ne nje vend prototip me nje pamje armiqesore nga fundamentalistet.

Gazeta e njohur FAZ do te nise komentin e saj me pyetjen:

Pse Turqia, pse Stambolli per te dyten here brenda pak ditesh do te sulmohej nga atentatet terroriste? Nuk ka asnje pergjgigje deri tani, perkundrazi vetem nje seri spekullimesh. Nje arsye mund te jete se sulmi mbi objektet institucionale britanike ishte qellim ne vehte, pasi mendohej se ne keto institucione kryheshin edhe sherbime te tjera . Megjithate ndodh nje krim i shemtuar, ne nje kohe kur ne Londer ,Presidenti amerikan Bush dhe kryeministri Bler takohen nen masa te rrepta te sigurise duke deklaruar se do te perforcojne luften ndaj terrorizmit.

Ne gazeten e Mynihut "Tageszeitung" lexojme:

Dy here ishte Turqia brenda pese ditesh objekti i terroristeve te Al-Kaides.Publikisht Turqia u zbulua si nje vend qe patrullohet dhe qe eshte i pasigurt, nje vend ne te cilen islami dhe bota perendimore nuk jane ne kontradite.Por kush eshte neser ne rradhe?- pyet gazeta e perditshme e Mynihut.Bush, Putini ne Moske apo Afganistani ku eshte angazhuar Gjermania? Gjithçka eshte e mundur.... vazhdon gazeta. Dhe nje gje eshte e sigurte: Ata te dy si Bush dhe Bler kane deshmuar se jane te paafte me metodat qe kane aplikuar.

Gazeta "Märkische Oderzeitung" qe del ne Frankfurt mbi Oder ben te ditur ne komentin e saj:

Nese terrori, armet e asgjesimit ne mase dhe regjimet diktatoriale jane tre prej nente sfidave te shekullit te 21, atehere ato duhen trajtuar me nje strategji te akorduar dhe te diferencuar. Nga njohurit e pamjaftueshme kulturore dhe fetare te situates edhe ne Irak dhe po ashtu ne Afganistan tregohet, nese Bush vertet deshiron t'ju rekomandoje demokracine perendimore ketyre vendeve.

Gazeta kryeqytetase e Gjermanise "Berliner Zeitung" ne nje fragment te komentit per temen ne fjale shkruan:

Dje ne Nju Jork, sot ne Stamboll, Jeruzalem, Bali, Kenia.E gjithe bota e lire eshte vene ne shenjester nga terroristet .Armiqte e tyre jane siç thone ata vete hebrejte si dhe te krishteret.Sulmi terrorist mbi turistet gjermane ne Tunizi ka treguar qe ne jemi gjate ne shenjester te krimineleve politikane.Terrori nderkombetar lë te kuptoje , qe vetem nderkombetarisht permes nje fronti anti- terror mund te luftohet terrorizmi.Ne rast nevoje pse jo edhe me dhune.

Dhe ne mbyllje te shtypit te sotem ndalemi ne gazeten "Südeutsche Zeitung" e cila ne komentin e saj mbi sulmet ne Turqi shkruan: Dy vjet me vone pas sulmeve te 11 Shtatorit dhe me shume se nje duzine sulmesh te tjera te renda do te arrinin te fitonin edhe skeptiket qe siguria mbi natyren e vertete te shtazes eshte lekundur:terrorizmi islamik eshte shume i dhunshem, nje kercenim i rrezikshem i kohes se sotme.Ai shperben shoqerine , ngjall frike dhe jo paqe, ai fsheh zjarrin e botes.Sipas ministrit te jashtem gjerman Joshka Fisher, organizata terroriste e Al-Kaides deshiron vetem totalitarizem dhe nuk do te lodhej kurre duke vepruar kunder njerezve sërish. Terrorizmi shkaterron lirine dhe ka potencial te shfrytezoje pakenaqesite sociale, poshterimet politike dhe mangesite arsimore.

  • Data 21.11.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As46
  • Data 21.11.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As46