Sulltanati i Bruneit mbron dënimin me vdekje për homoseksualët | Bota | DW | 24.04.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Sulltanati i Bruneit mbron dënimin me vdekje për homoseksualët

Pasi Parlamenti Europian ka bërë fjalë për sanksione të forta kundër Sulltanatit të Bruneit, vjen reagimi i Sulltanatit përmes një letre drejtuar deputetëve të Parlamentit Europian.

Sulltanati i Bruneit ka mbrojtur futjen së fundmi të dënimit me vdekje për homoseksualët, i cili u kritikua në shkallë ndërkombëtare. "Guardian" ka cituar nga një letër që sulltanati i ka dërguar deputetëve të Parlamentit Europian, ku thuhet, se vdekja me goditje me gurë si dënim për personat që bëjnë seks brenda së njëjtës gjini është shumë e rrallë. Prognozat e rralla të zbatimit të dënimit, argumentohen me atë, se duhen si dëshmitarë gjithmonë "dy burra të një rangu të lartë moral dhe besimtarë të mëdhenj". Duke pasur parasysh dëshirën e vendit, vlerat tradicionale dhe ruajtjen e "linjës së familjes", kërkojmë "tolerancë, respekt dhe mirëkuptim".

Në fillim të muajit Sulltanati vendosi dënime të ashpra edhe për vjedhjen. Hajdutët duhet të llogarisin me prerjen e dorës apo këmbëve në sulltanat. Bazë për këto dënime merret Sharia, që në një kuptim të gjerë rregullon jetën fetare dhe ligjore të fesë islame.

Brunei Sultan Hassanal Bolkiah - Neue Gesetze (Getty Images/AFP)

Sulltani Hasanal Bolkiah

Cloonye: Bojkotoni hotelin e sulltanit

Në letër Sulltanati shkruan, se kritika ndërkombëtare bazohet në një keqkuptim. "Kriminalizimi i shkeljes martesore dhe imoralitetit synon të garantojë paprekshmërinë e familjes dhe martesës mes myslimanëve."

Parlamenti Europian kishte bërë thirrje javën e kaluar për të shqyrtuar mundësinë e sanksioneve kundër Sulltanatit, ngrirjen e pasurive, mosdhënien e vizave dhe një listë të zezë të hoteleve. Edhe aktori i njohur, George Cloonye kishte bërë thirrje për bojkotimin e hoteleve që i përkasin Sulltanit të Bruneit. Në Sulltanat jetojnë rreth 420.000 banorë të besimit mysliman. Prej kohësh forcat konservatore islamike kanë fituar terren. Deri tani homoseksualët dënoheshin me deri në 10 vite burg.

 

 

la/jj/stu(dpa)