Sudani maskon avionët ushtarakë | Politika | DW | 19.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Sudani maskon avionët ushtarakë

Të mërkurën më 18 prill OKB-ja konfirmoi në Nju Jork lajmin, se qeveria sudaneze me një avion ushtarak qeveritar të maskuar si avion të OKB-së ka transportuar aramtime të rënda në rajonin e krizës Darfur

Luftë civile në Darfur

Luftë civile në Darfur

Informacioni nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mon konfirmoi akuzat kundër qeverisë sudaneze duke e kritikuar ashpër atë. Zëdhënësja e tij, Mishel Montas deklaroi: "Të tilla aksione (maskimi ilegal i avionëve civilë apo ushtarakë me simbolet e OKB-së) përbëjnë shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare dhe cënim të pozicionit të OKB-së."

Gazeta "New York Times" citon nga një raport konfidencial i OKB-së për Këshillin e Sigurimit lidhur me zbatimin e sanskioneve të OKB-së në Darfur. Këto të dhëna kanë dalë prej një diplomati nga radhët e antarëve të Këshillit të Sigurimit. Sipas këtyre të dhënave qeveria sudaneze pat maskuar avionët e vet ushtarakë me simbolet e OKB-së duke abuzuar kësisoj për transportimin e armatimeve për në Darfur.

Akuzat janë konfirmuar me fotografi, të cilat i janë bashkangjitur raportit në fjalë. Ato tregojnë një avion transporti të tipit rus i lyer me ngjyrën e bardhë të OKB-së dhe me simbolet UN. Sipas informacioneve të gazetës "New York Times" këto fotografi janë marrë në një pistë aviacioni në Darfur, ku mund të shihen ushtarët, të cilët siç duket ruajnë në anët e pistës bombat e shkarkuara. Në raportin e OKB-së thuhet më tej, se avioni është lyer para pak kohe dhe është përdorur jo vetëm për transport, por edhe për fluturime zbulimi e madje edhe për sulme nga ajri prej trupave qeveritare.

Sipas zëdhënëses së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së tani ky i fundit pret nga Kartumi, si dhe nga qeveritë dhe grupimet e tjera mbështetje të plotë për zbardhjen sa më shpejt të rastit.

Gazeta citon më tej në raportin e saj, se në përgjithësi ushtria sudaneze nuk i përmbush kushtet e përcaktuara nga Këshilli i Sigurimit. Qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë për të çarmatosur milicët rebelë. Përveç kësaj është vëzhguar, se si burra me uniforma sudaneze kanë djegur një fshat, kanë vrarë e përdhunuar. Mishel Montas deklaroi, se të gjitha këto ngjarje shqetësuese, të paraqitura në raport, janë hetuar edhe nga misioni i OKB-së në Darfur. Zëdhënsja shton më tej: "Natyrisht që ne jemi të shqetësuar për situatën."

Parimisht është detyrë e Këshillit të Sigurimit që të mbikqyrë respektimin e sanksioneve dhe të kushteve të përcaktuara. Për këtë ky forum ka krijuar një grup pune prej pesë antarësh, i cili ka përpiluar raportin në fjalë. Ky dokument konfidencial, prej nga ka cituar "New York Times", i është paraqitur Këshillit të Sigurimit në fillim të muajit dhe u bë i njohur tani përpara hapjes së konferencës për Darfurin në fillim të kësaj jave. Ban Ki Mon, sipas zëdhënës së tij, edhe në takimin e fundit me presidentin sudanez Hasan al Bashir ka biseduar lidhur me mosrespektimin e sanskioneve. Por zëdhënsja nuk publikoi të dhëna të mëtejshme mbi këto bisedime.

  • Data 19.04.2007
  • Autor Tomas Shmid (Thomas Schmidt)
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqmU
  • Data 19.04.2007
  • Autor Tomas Shmid (Thomas Schmidt)
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqmU