Studim ndërkombëtar për masmedia - Akademia e Deutsche Welle-s fillon sërish programin e ri për master | Shkenca & Edukimi | DW | 29.08.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Shkenca & Edukimi

Studim ndërkombëtar për masmedia - Akademia e Deutsche Welle-s fillon sërish programin e ri për master

Gezateria është profesioni që keni ëndërruar? 22 studentë nga e gjithë bota dëshirojnë ta realizojnë këtë me të vërtetë. Dhe jo vetëm praktikisht, por para së gjithash ata do t' i masin pulsin mjeteve të informimit.

Deutsche Welle-Akademi

Deutsche Welle- Akademi

Ata janë redaktorë, moderatorë, komentatorë, ekspertë marketingu apo mësues gjermanishteje. Dhe tani dëshirojnë të shijojnë edhe një herë jetën studentore si nxënës në vitin e parë të "Studimit Ndërkombëtar për masmedie - drejtim i ri i Deutsche Welle-s për master.

"Kam marrë shumë përvojë praktike në televizion dhe në shtyp, por gjithë këtë nuk e kam mësuar kurrë në mënyrë teorike“, thotë 24 vjeçarja, Marija Ignjatovic nga Serbia.

Abdallah Hamadit nga Jordania, pas studimeve i shpreson për shanse më të mira pune.

" Deutsche Welle gëzon një reputacion të mirë dhe mendoj se pas kësaj do të kem shanse të mira“, thotë ai.

Në hapjen e konkursit ishin 700 kërkesa, por nga Akademia e DW-së u pranuan 150 për aplikim. Pas shqyrtimit të përmbajtjes së të gjitha dosjeve dhe pas intervistave intensive, nga Akademia u përzgjodhën 22 kandidatë.

Hapja e studimit pë master në DW-Akademi

Hapja e studimit pë master në DW-Akademi

"Mund të merrnim edhe tridhjetë. Por, nuk kishim në dispozicion shumë vende, meqenëse duhet t'i japim një kujdes edhe trajnimit optimal të studentëve të masterit“, thotë shefi i studimit, Christoph Schmidt.

Studim dygjuhësh dhe ndërkombëtar

Pjesëmarrësit vijnë nga Etiopia, Brazili, Kina, Gjeorgjia, Vietnami, Kenia dhe një mori vendesh të tjera. Por, këtu ka edhe gjermanë. Donata Ritter vjen nga Dyseldorfi.

" Më vonë dëshiroj të punoj në profesionin tim jashtë shtetit. Dhe me anë të këtij studimi shpresoj të mbledh përvojë ndërkombëtare“-thotë studentja e artit dhe medieve, e cila është e interesuar për kultura të ndryshme.

Studentët e masterit, mesatarisht të moshës 26 vjeçare, kanë përfunduar fakultetin, kanë kualifikim nga puna me mjetet e informimit dhe përvoja ndërkombëtare, flasin gjermanisht, anglisht, por edhe suedisht dhe holandisht, sikurse Abdallah Hamad, i cili shpreson që t´i verë në përdorim njohuritë e tij gjuhësore. Meqënse studimi është dygjuhësh, njohuritë në gjermanisht dhe në anglisht janë kusht i domosdoshëm.

Teori dhe praktikë

Një pamje simbolike: DW-Akademi

Një pamje simbolike: DW-Akademi

Në radion Deutsche Welle në Bon, studentët i pret një kombinim unik i teorisë me praktikën nga shkenca dhe gazetaria. Këtë e garanton jo vetëm transmetuesi DW me ofertën e tij shumëgjuhëshe dhe multimediale, por po ashtu edhe Akademia e DW-së, një institut ky trajnues ndërkombëtar me përvojë shumëvjeçare në edukimin e gazetarëve dhe menaxherëve të masmedias, të cilët vijnë nga vendet në zhvillim dhe vendet në tranzicion.

"Studimi i ri për master përshtatet shumë mirë me aktivitetet e Akademisë së DW-së. Ai është një shtyllë e rëndësishme në zhvillimin e punës dhe të bashkëpunimit medial “,- thekson drejtoresha ekzekutive, Gerda Meuer.

Përzierje metodash

Përveç kësaj, pjesë e programit janë edhe partnerët kompetentë. „Universiteti i Bonit“ me „Institutin e Shkencave të Komunikimit“ sikurse edhe „Kolegji Teknik Bonn-Rhein-Sieg“. Kurrikulumi është hartuar bashkarisht dhe do të shtrihet në katër semestra. Leksionet, seminaret, diskutimet, ekskursionet dhe praktikat ofrojnë një përzierje interesante metodash. Në planin mësimor janë lëndët: Të drejtat ligjore të medias , etika e medias, shkenca e medias Industria e medias, pedagogjia e medias, teknika e menaxhimit dhe praktika gazetaresk. Dhe, studentët gjithmonë do të kenë mundësinë që atë që e kanë mësuar, ta nxjerrin edhe në mënyrë praktike në kronika apo artikuj në DW. Natyrisht, e gjithë kjo nuk bëhet gratis. Për shërbime studentore të secilit janë në dispozicion 6000 euro. Do të ketë edhe një numër bursash, ndër to edhe nga Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademike (DAAD). Por, një pjesë e mrë e studimit do të jetë i financuar nga grantet federale apo nga fondet e jashtme.


Mjeshtër Arti

Dr. Christoph Schmidt, nga DW-Akademi

Dr. Christoph Schmidt, nga DW-Akademi

Në fund vjen puna përfundimtare apo „teza e masterit“. Kush i ka kaluar të gjitha me sukses, në fund do të dekorohet me titullin akademik „Mjeshtër Arti“.

"Qëllimi ynë është që absolventët e huaj në fund të kthehen në vendet e tyre dhe atje të kenë pozicione drejtimi“-thotë Christoph Schmidt.

Edhe Emmy Jepkirui Chirchir dëshiron që pas studimit të kthehet në vendlindjen e saj, në Kenia.

" Dëshiroj t' i ve në jetë dijet e mia dhe të punoj filma dokumentarë“-thotë ajo, për të shtuar së një ofertë të mirë pune në Gjermani nuk do ta refuzonte.

Autor: Cornelia Rabitz/ Gaby Reucher/Ajete Beqiraj

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 29.08.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/OyZH
  • Data 29.08.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/OyZH