Strukturat paralele serbe kërcënojnë sigurinë në Kosovë | Ballkani | DW | 20.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Strukturat paralele serbe kërcënojnë sigurinë në Kosovë

Deputetët e kuvendit të Kosovës, thonë se veprimet disavjeçare të grupeve dhe shërbimeve sekrete serbe që veprojnë edhe sot në pjesë të ndryshme të Kosovës, janë faktor potencial për destabilizimin e gjendjen së sigurisë. Ndërkohë, në Kosovë po qëndrojnë 40 gjeneralë, nga komiteti i lartë i NATO-s

Patrulla serbe në kufi me Kosovën, shkurt 2003

Patrulla serbe në kufi me Kosovën, shkurt 2003

Kuvendi i Kosovës, konsideron se ekzistimi i strukturave paralele serbe të të sigurisë që veprojnë në veri të Kosovës janë kërcënim i vazhdueshëm për
qëndrushmërinë e sigurisë në Kosovë. Deputetët thonë se, administata ndërkombëtare është përgjegjëse, për shuarjen e këtyre strukturave paralele, mirëpo sipas tyre UNMIK-u, tash e shtatë vjet pas përfundimit të luftës nuk ka bërë asgjë për shuarjen e strukturave paralele serbe.

Në debatin që u zhvillua në kuvend për çështjen e sigurisë në Kosovë deputet adresuan kritika edhe për SHPK-së dhe policinë ndërkombëtare për moszbardhjen e
shumë krimeve të renda, përfshirë këtu edhe incidentet me motive etnike. Autorët e shumë krimeve të cilësuara me motive etnike akoma janë të lirë dhe për deputet ky fakt vazhdon të jetë një kërcenim tjetër për gjendjen e sigurisë në Kosovë sidomos në këtë fazë të zgjidhjes së statusit.

Një incident i rrallë ndërkaq ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Ferizajt. Një ushtar i trupave amerikane të KFOR-it është sulmuar dhe lënduar nga tre civilë në një pompë të benzines. Në njoftimin e trupave amerikane, thuhet se së paku njëri nga sulmuesit fliste shqip. Trupat amerikane këtë sulm e kanë cilësuar të patolerueshëm dhe thonë se do të bëjmë çmos për t'i gjetur personat përgjegjës. Sidoqoftë, për të garantuar angazhimin e trupave të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, në Kosovë po qëndrojnë zyrtarët më të lartë të aleancës veriatlantike.

40 gjeneralë, përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-s po vizitojnë disa brigada të KFOR-it, ndërsa, do të takojnë edhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Roland Kater. Komiteti i lartë i aleancës veriatlantike në përbërje të 40 gjeneralëve në orët e mbrëmjes do të mbajnë një konferencë për media.

  • Data 20.10.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbp
  • Data 20.10.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbp
Reklamë