Strasburgu mbetet një qendër e rëndësishme evropiane | Evropa | DW | 05.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Strasburgu mbetet një qendër e rëndësishme evropiane

Prej qindra vitesh rajoni i Elsasit ka qënë objekt zënkash për Francën dhe Gjermaninë. Në varësi të përfundimit të luftës, ky rajon bëhej herë pjesë e njërit shtet dhe herë pjesë e tjetrit. Sot Elsasi është pjesë e Francës por shumica e popullsisë flet si frengjisht ashtu edhe gjermanisht. Vendimi që qyteti i Elsasit Strasburg, të bëhej pas Luftës së Dytë Botërore qendra e institucioneve evropiane, ishte një akt simbolik: Franca dhe Gjermania ishin motorët kryesorë për procesin e bashkimit evropian. Pas Këshillit të Evropës tani është vendosur edhe Parlamenti Evropian në Strasburg.

Strasburgu - Capitale Européenne?

Strasburgu - Capitale Européenne?

Churchill qëndronte në fillim të historisë evropiane të pasluftës në qytetin Strasburg. Këtu lindi idea e Evropës së bashkuar: 3 vjet më pas, në vitin 1949 në Strasburg u krijua Këshilli i Evropës, institucioni i parë tërësisht evropian.

Por në vitet 60 Bashkimi Evropian i vendosi institucionet e tij kryesore në Bruksel. Tani objekti më i rëndësishëm në Strasburg
është Parlamenti Evropian. Grupet e vizitorëve qëndrojnë të mahnitur përpara ndërtesës së Këshillit të Evropës.


Në fillim Parlamenti Evropian ishte si vëllai i vogël i Këshillit të Evropës. Parlamenti Evropian punoi 20 vjet me rradhë në disa dhoma përballë ndërtesës së Këshillit të Evropës. Por që prej vitit 1999 vëllai i vogël është bërë shumë më i madh dhe më i rëndësishëm. Për t´u dëshmaur të gjithë lobiistëve në Bruksel se qendra në Strasburg
është një objekt tepër i rëndësishëm, në breg të lumit Ill u ndërtua një pallat gjigand prej xhami. Këtu mblidhet dymbëdhjetë herë në vit parlamenti më i madh i lirë i botës. Për Martën, një vizitore nga Polonia që studion në Varshavë, ndërtesa e Parlamentit Evropian
është madhështore, ndonëse tani nuk ndodhet askush aty:

"Të them të drjetën është paksa e çuditshe që kjo ndërtesë është kaq bosh, kur këtu normalisht punojnë qindra njerëz" - thotë ajo.

Për evropianët lindorë Strasburgu është një qendër e rëndësishme politike: 10 shtetet e fundit që u antarësuan në BE duhet të shkonin që përpara antarësimit të tyre në BE shpesh në Këshillin e Evropës në Strasburg. Ndonëse Këshilli i Evropës nuk ka është aq i rëndësishëm sa Parlamenti Evropian, ai kryen punën më të madhe në fushën e të drejtave të njeriut. Të gjitha vendet kandidate për antarësim në BE, duhet të kualifikohen në fillim në Këshillin e Evropës në Strasburg. Pjesë e këtij kualifikimi është aprovimi i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Kjo gjykatë është një degë e Këshillit të Evropës, por edhe ky institucion po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Kryetarja e bashkisë së Strasburgut Fabienne Keller, e quan qytetin e saj "Capitale Européenne", një kryeqytet evropian.

"Strasburgu është një qytet simbolik i lidhjes gjermano-franceze, që ndodhet në zemër të projektit evropian" - thotë ajo.

Kryetarja e bashkisë së Strasburgut duhet ta mbrojë shpesh qytetin e saj nga sulmet që vijnë nga Brukseli. Presioni që Parlamenti Evropian të shpërngulet në Bruksel po rritet nga dita në ditë.

Por për Strasburgun Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës janë faktorë të rëndësishëm të imazhit të qytetit, të cilët sjellin me vete klientë, firma dhe biznesmenë. Hotelet dhe restorantet e qytetit jetojnë nga këto lëvizje.

Edhe qytetarët e Strasburgut e kanë kuptuar këtë gjë, ndonëse shumica e tyre nuk e dinë ende ndryshimin mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian. Si për shembull 61 vjeçari Richard Hengel, i cili sapo po kthehet nga një shëtitje rreth ndërtesës së Këshillit të Evropës:

"Këshilli Evropian - po të gjitha njësoj janë" - thotë ai. "Ata që janë këtu nuk kanë shumë pushtet. Ata me pushtet janë në Bruksel. Mendoj se këtu ata fitojnë mirë para por pushtet nuk kanë."

Por në Paris njerëzit nuk mendojnë ashtu. Qeveria franceze sapo shërnguli universitetin elitar ENA në Strasburg. Shenjë kjo që dëshmon se qyteti evropian luan ende një rol të rëndëisshëm.

  • Data 05.01.2005
  • Autor Cai Rienäcker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFP
  • Data 05.01.2005
  • Autor Cai Rienäcker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFP