Stoltenberg: Transformimi i FSK në ushtri hap në kohë të gabuar | Ballkani | DW | 05.12.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Stoltenberg: Transformimi i FSK në ushtri hap në kohë të gabuar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Jens Stoltenberg deklaroi në Bruksel, se transformimi i FSK-së në ushtri është në kundërshtim me këshillat e shumë aleatëve nga NATO.

Në një konferencë shtypi në Bruksel (05.12)në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të aleancës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Jens Stoltenberg u prononcua edhe lidhur me nismën në Kosovë për transformimin e FSK në ushtri. Stoltenberg theksoi, se: "Ne diskutuam për veprimet e Kosovës për të ecur përpara me transformimin e Forcave Kosovare të Sigurisë në ushtri. Një hap i tillë është në kohë të gabuar. Kjo është në kundërshtim me këshillat e shumë aleatëve nga NATO. Dhe kjo mund të ketë pasoja serioze për të ardhmen e integrimeve euro-atlantike të Kosovës”.

Tre ligjet që e mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, por pa iu ndryshuar emri, përfundimisht pritet të marrin dritën jeshile nga parlamenti i Kosovës në seancën më 14 dhjeto. Ligjet përkatëse duhet të nënshkruhen më pas nga presidenti. Që nga nisma e hapur e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës që FSK-në ta shndërrojnë në ushtri, më shumë se 70 pjesëtarë të komunitetit serb që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e kanë braktisur këtë trupë, siç thuhet "për shkak të presioneve të shumta të raportuara ndaj tyre”. Sidoqoftë, transformimi i FSK-së në ushtri të mirëfilltë edhe pas miratimit të ligjeve në kuvend, sipas ekspertëve, mund të zgjasë të paktën 10 vjet, derisa kjo trupë të arrijë kapacitetet e plota dhe të njihet nga të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

 

Reklamë