1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Stoltenberg: Mbështetja për Ukrainën nuk do të lëkundet

29 Nëntor 2022

Ministrat e jashtëm të NATO-s po takohen në Bukuresht për të diskutuar rritjen e ndihmës për Ukrainën gjatë dimrit. Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca nuk do të tërhiqet nga mbështetja e saj për Kievin.

https://p.dw.com/p/4KFMJ
Rumänien Bukarest 2021 | Parlamentspalast in der Innenstadt
Fotografi: Micha Korb/picture alliance

Ministrat e jashtëm të NATO-s u takuan të martën në Bukuresht për të diskutuar mbështetjen e ardhshme për Ukrainën dhe forcimin e krahut lindor të aleancës.

Në fjalën e hapjes, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO nuk duhet të lëkundet në angazhimin e saj ndaj Ukrainës.

Çfarë është thënë deri tani?

"NATO do të vazhdojë të mbrojë Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne nuk do të tërhiqemi," tha Stoltenberg-u.

"Objektivi kryesor është të mbështesë Ukrainën dhe të sigurojë që presidenti [Vladimir Putin] të mos fitojë”, shtoi ai.

Duke folur më pas me gazetarët, Stoltenberg tha se takimi do të ishte "shumë thelbësor" dhe do të fokusohej në rezistencën e NATO-s në kufijtë e saj lindorë, si dhe mbështetjen për Ukrainën.

Jens Stoltenberg, Bukuresht
Fotografi: Andrei Pungovschi/AFP/Getty Images

Ministrat pritet të diskutojnë nevojën veçanërisht urgjente për ndihmë me furnizimet me energji elektrike për Ukrainën pas sulmeve të reja ruse në infrastrukturën energjetike të vendit. Aleatët e NATO-s kanë dorëzuar tashmë gjeneratorë dhe pjesë këmbimi për të ndihmuar Ukrainën të rindërtojë objektet e dëmtuara, tha Stoltenberg, dhe ndihma të tjera janë në rrugë e sipër.

"Mesazhi nga të gjithë ne do të jetë se duhet të bëjmë më shumë”, tha Stoltenberg. "Rusia po dështon në fushën e betejës. Si përgjigje ndaj kësaj, ajo tani po sulmon objektivat civile, qytetet, sepse nuk është në gjendje të fitojë territore", tha ai.

Përpara takimit, shefi i NATO-s tha gjithashtu se shpresonte se anëtarët do "të rrisin" furnizimin me më shumë pajisje të mbrojtjes ajrore, municione dhe rezerva trajnimi në Ukrainë. Stoltenberg-u tha gjithashtu se ai pret që vendet anëtare të angazhohen për të ofruar më shumë trajnime dhe furnizime si veshje të ngrohta, ilaçe dhe sisteme bllokimi të dronëve.

Raketa Patriot për Ukrainën?

Një vend i zhytur në histori

Rumania po e mban veprimtarinë dyditore të NATO-s në Pallatin e Parlamentit në Bukuresht, në kryeqytet. Në të njëjtin vend, në prill 2008, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Xhorxh W. Bush, i bindi aleatët e tij që të hapnin derën e NATO-s për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga Moska.

Anëtarët pritet të riafirmojnë këtë angazhim në mbledhjen e tyre të fundit.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy i ka paralajmëruar ukrainasit për një dimër të gjatë dhe të vështirë, duke thënë se rusët do të sulmojnë "për sa kohë që kanë raketa".

Annalena Baerbock, Bukuresht
Fotografi: Andreea Alexandru/AP Photo/picture alliance

Një darkë pune midis shefit të NATO-s, ministrave të jashtëm të Aleancës dhe ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba është planifikuar për të martën në mbrëmje.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të drejtojë një takim të shtatë vendeve kryesore të industrializuara (G7) me deri në 20 vende partnere, në kuadër të takimit të NATO-s të martën pasdite. Fokusi është në rindërtimin e rrjetit energjetik të Ukrainës. Polonia kohët e fundit i kërkoi Gjermanisë që sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, të cilën Gjermania do t'ia vinte në dispozicion Polonisë, t'ia japë Kievit për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës nga sulmet e mëtejshme ruse në infrastrukturën e saj energjetike.

 

aud/rc/dj (AFP, dpa, Reuters, AP)