Steiner: Në Kosovë kemi nevojë për amerikanët | Politika | DW | 27.02.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Steiner: Në Kosovë kemi nevojë për amerikanët

Kryeadministratori Michael Steiner, në një intervistë dhënë radios gjermane "Dojçland Funk", duke folur për kërkesën e kryeministrit serb Zoran Xhingjiq që në Kosovë të kthehen 1000 ushtarë jugosllavë, ka theksuar se prezenca ndërkombëtare është e nevojshme edhe më tej në Kosovë. Tendencën e Xhingjiqit për ta hequr NATO-n nga Kosova, Steiner e ka cilësuar të inspiruar nga motive të brendshme politike në Serbi.

"Unë mendoj se ai ka një motiv poltik të brendshëm. Kjo është e qartë dhe këtë e dinë edhe naivët. Ai thotë se ka zgjedhjet në Serbi në vitin që vjen dhe dëshiron ta zgjidhë problemin e Kosovës. Por unë mendoj se tani nuk duhet dramtaizuar aq shunë çëshjet që shtrohen nga pala serbe. Ne do të punojmë edhe më tej për të realizuar synimin tonë për të krijuar një Kosovë multietnike" ka thënë Steiner duke shtuar:

"Arsyeja e vërtetë përse në Kosovë ka filluar konflikti dhe për t´u angazhuar NATO ka qenë pikrisht çështja e pa zgjdhur e statusit dhe kjo akoma nuk është zgjidhur. Për aq kohë sa kjo nuk bëhet, e kjo nuk mund të ndodhë brenda natës, sepse çështja e zgjidhjes së statusit duhet të përgatitet me kujdes, në Kosovë është e nevojshme prania e NATO-s dhe Komunitetit ndërkombëtar. Unë nuk besoj as në thënien se Kosova mund të merret nën mbikqyrje të Evropës. Këtu vlenë maksima "Bashkë kemi hyrë dhe bashkë do të dalim".

Për rolin e amerikanëve Steiner theksoi:

"Ne kemi nevojë për amerikanët në Kosovë, sepse ata këtu luajnë një rol krejtsisht vendimtar, shumë të rëndësishëm në bashkëpunim me Evropianët"

  • Data 27.02.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwI
  • Data 27.02.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwI