Status-quo-ja në Kosovë është e paqëndrueshme | Ballkani | DW | 07.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Status-quo-ja në Kosovë është e paqëndrueshme

Në Prishtinë, udhëheqësit politik kosovarë u shprehën se Kosova nuk është e gatshme të pranojë shtyrje të mëtutjeshme të zgjidhjes së statusit. Ata hedhin poshtë kërkesën e Federeatës Ruse, që zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të shtyhet së paku edhe për një vit

Mitrovica

Mitrovica

Grupi negociator i Kosovës, nuk është i gatshëm të pranojë kurrfarë shtyrje të zgjidhjes së statusit të Kosovës, ndërsa, vazhdimin e negociatave edhe të paktën për një vit, ashtu sic kërkon pala ruse, për Prishtinën zyrtare është një proces i cili nuk do të prodhojë rezultate më shumë sesa janë arritur deri tash. Kështu deklaroi presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili thotë se pala koosvare vazhdon të besojë tek partnerët e bllokut perëndimor se rezoluta për Kosovën do të miratohet shumë shpejtë në KS-it.

Pala kosovare, thotë se samiti i vendeve më të industrializuara që po zhvillon punimet në Gjermani mund të qartësojë situatën dhe pozicionet e fuqive të mëdha për cështjen e Kosovës, ndërsa nuk dëshirojnë të besojnë se mund të ketë shtyrje të procesit. Ata shprehen të matur në deklarime dhe vlerësime për vendet që e kundërshtojnë pakon e Marti Ahtisarit, në këtë rast për federatën ruse, ndërsa, shpresat më të mëdha i bazojnë në SHBA-së.


Sidoqoftë, udhëheqësit politik kosovar po përcjellin më vëmendje zhvillimet për Kosovën në arenën ndërkombëtare, ndërsa vazhdojnë të përsërsin qëndrimin
se status-quo, në Kosovë është e paqëndrueshme. Këtë fakt e përsërisin vazhdimisht edhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë dhe shprehen se ka ardhur koha që BE-ja t'i marrë përgjegjësitë për Kosovën nga misioni i KB-së. Vendosja e një misioni të BE-së në Kosovë, lejohet vetëm pas shfuqizimin të rezolutës 1244 dhe nxjerrjes së një rezolute të re në KS-it, për të cilën pala
kosovare pajtohet që rezoluta të ketë për bazë planin e Marti Ahtisarit, që sipas tyre garanton pavarësi të mbikqyrur për Kosovën.

  • Data 07.06.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUa
  • Data 07.06.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUa
Reklamë