1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gurët e Stasi-t dhe historia e tyre

Robert Schwartz27 Prill 2016

Artisti Daniel Knorr paraqet në Galerinë e Berlinit Manière Noir një nga veprat e tij më të njohura: State of Mind, dosje të STASI-it, në grumbuj të ngurtë, simbol për asgjësimin e fshehtë të dosjeve në ish-RDGJ.

https://p.dw.com/p/1Id5o
Berlin Galerie Maniere Noir Ausstellung State of Mind
Fotografi: DW/L. Pitu

Janë grumbuj të thjeshtë të ngurtësuar prej celuloze, të mbledhura nën një kub plastik të tejdukshëm. Një përmendore në një piedestal të bardhë, në një dhomë të bardhë. Dokumentat e STASI-it, të thërrmuara deri në tjetërsim nga punonjësit e STASI-t javët e fundit para ribashkimit të RDGJ me RFGJ, të bluara, të përziera me ujë dhe me vaj.

Ekspozita "State of Mind" e artistit berlinez Daniel Knorr na vë para syve me veprën e tij jo vetëm asgjësimin e fshehtë të dosjeve, por para së gjithash përpjekjet e policisë së fshehtë politike të ish-RDGJ për t'i shpëtuar përgjegjësisë së saj dhe rivlerësimit të së kaluarës së saj të errët.

Gjuhë, art, komunikim

Galeria e vogël, elegante "Maniere Noir" është vendi ideal për mesazhin kaq direkt dhe të dhimbshëm të artistit. Në "dhomën e projektit", artistja dhe galeristja Majla Zeneli do të tregojë si i afrohet arti mediumit të gjuhës. Me Daniel Knorrin dhe gurët e tij të STASI-it ajo arrin një Triadë tëdëmtuarishprejdiktaturës, njëkohësisht një kakofoni: vepra e një artisti rumun, e frymëzuar nga dosjet e shkatërruara të STASI-t të RDGJ, ekspozuar nga një galeriste shqiptare.

Knorri, që ka lindur në Budapest të Rumanisë, i njeh tonet e çjerra dhe të dhimbshme të diktaturës komuniste, si fëmijë ai i ka përjetuar vetë ato. "Artisti është një njeri politik", thotë ai në bisedë me DW dhe shton: "Vjen momenti, në të cilin arti, vepra luajnë një rol të dorës së dytë." I rëndësishëm është konteksti politik, në të cilin lëviz artisti, dhe që e nxit atë njëkohësisht. Galeristja Zeneli e ka zgjeruar pikërisht këtë kuadër me përvojën e saj vetjake. Ajo ka lindur në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë dhe i njeh mizoritë e diktaturës komuniste nga vendi i saj. Grumbujt e celulozës të krijuara nga dokumente sekrete dhe nga mikrofilma, në të cilat mund të dallohen ende gërma të veçanta i përgjigjen pikërëndesës së saj koncepsionale të gjuhës, artit dhe komunikimit. "Kur flasim këtu për një triadë, mua më duket se jam bërë pjesë e librit të Italo Calvinos "Kështjella, në të cilën kryqëzohen fatet", tregon Majla Zeneli dhe tregon gurët e STASI-it. Të gjithë personat, të gjitha fatet takohen atje në një dhomë - njësoj si këtu, pëshpërin ajo.

Majla Zeneli dhe Daniel Knorr
Majla Zeneli dhe Daniel KnorrFotografi: DW/L. Pitu

Pa velon magjike e megjithatë frikësuese

Dosjet sekrete vendosnin shpesh në diktaturat komuniste - pavarësisht nëse e bënin këtë në Bukuresht, në Tiranë apo në Berlinin Lindor - për fatet e njerëzve. Grumbujt e ngurtësuar prej celuloze në nuanca gri-blu-rozë - pra në ngjyrat e dosjeve - ndodhen vërtet të çmagjepsur dhe të padëmshëm nën kutitë e tejdukshme prej plastike, por dija për pushtetin e dokumenteve të tilla na bën edhe sot të na shkojnë mornica.

Gurët e STASI-t janë në fund të fundit, thotë Majla Zeneli në bisedë me DW, jo vetëm një paralajmërim për metodat jo transparente të shërbimeve të fshehta, por edhe një thirrje zgjimi për shoqërinë, që deformime të ngjashme t'i demaskojë menjëherë.

Gurët e STASI-it janë vetëm një pjesë e veprës së përgjithshme arstike të Knorrit "State of Mind". Pjesa e dytë është një model miniaturë i një tanku sovjetik në një piedestal në muzeun e STASI-it në Lajpcig në "Qoshen e rrumbullakët". Tek topi i tankut rrinë të varura dokumenta të fshehta, midis tyre një fletëvolante, e hartuar më 1968 nga tri nxënëse. Në të popullsia e RDGJ informohet për invazionin në Pragë të "ushtrive motra" të Traktatit të Varshavës. Vizitorit ia lënë në dorën e tij të mendojë për fatin e mëtejshëm të tri vajzave guximtare.

"State of Mind" 2007 e Daniel Knorrit bën pjesë në koleksionin artistik të Erste Bank Group dhe të Erste Stiftung. Punimet e artistit berlinez të konceptit janë treguar para së gjithash në Museum of Modern Art, Varshavë (2013), në Centre Pompidou, Paris (2010) dhe në Bienalen e 5-të të Berlinit (2008). Ekspozita të veçanta mund të shihje edhe në Kunsthalle Wien (2013) dhe në Fridericianum, Kassel (2008).