Stabiliteti i tregjeve financiare si garanci për zhvillim ekonomik | Bota | DW | 19.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Stabiliteti i tregjeve financiare si garanci për zhvillim ekonomik

Si mund të mbrohet Afrika nga borxhet dhe si mund të përgatiten tregjet financiare ndaj rreziqeve të Fonde Hedge? Këto ishin temat e takimit dyditor të ministrave të financave të shtatë vendeve më të industrializuara dhe Rusisë

Steinbrueck me koleget e tij

Steinbrueck me koleget e tij

Vdekja tragjike e ushtarëve gjermanë në Afganistan e la në hije ditën e dytë të këshillimive të ministrave të financave të G8 në buzë të liqenit Shvilov në Berlin. Peer Steinbrueck (Shtajnbryk), ministri i gjerman i financave dhe kryesues i takimit tha, se mendimi i parë të shkon tek antarët e familjeve të prekura. "Aty kupton që njö ngjarje e tillë ka një domethënie shumë më emocionale dhe impresionuese se sa rezultatet dhe diskutimet e konferencave të tilla dyditore."

Njëra prej këtyre temave të diskutuara, të cilën Steinbrueck-u ua kishte vënë në tryezë kolegëve të tij para tre muajsh në Essen, ishte ajo e të ashtuquajturave fonde "Hedge" (hexh). Iniciativa që ka nisur ministri gjerman i financave në shkurt synon shtimin e transparencës në mënyrë që të krijohet mundësia e dallimit të problemeve që në stade të hershme. Në se një fond i tillë ka probleme, kjo mund të shkaktojë kriza të rënda financiare në tregjet botërore.

Një instancë këshilltarësh të nivelit të lartë ka bërë sygjerime se si mund të minimizohet një rrezik i tillë. Ministrat ranë dakord që t'i vënë në jetë këto sygjerime. Për Steinbrueck-un është ky një përparim i madh:"Ekziston një interesim gjithnjë e më i lartë i vetë degës për të trajtuar problemin e gjetjes së kritereve të cilësisë: në mënyrë që partnerët të kenë më shumë transparencë, që kursimtarët të jenë më të mbrotjur, dhe që të mënjanohet ajo që askush nuk e do: ardhjen e papritur të rreziqeve të mundshme të kushtëzuara nga vetë këto sisteme. Dhe unë mendoj, se ky është një përparim i gëzueshëm."

Një hap më tej janë ministrat sa i përket një teme tjetër: Një plan veprimi, i miratuar më parë parashikon vendet afrikane që të ndihmohen në ndërtimin e sistemeve tatimore dhe bankave qendrore. Në këtë mënyrë synohet të sigurohet që të ardhurat nga eksportet e lëndëve të para të hyjnë në një sistem të rregullt financiar dhe jo të shkaktojnë male të reja me borxhe, sepse paratë përfundojnë vendin e gabuar. Ministri i financës së Ganës, e lavdëron këtë, por ai kërkoi që fillimisht të mbaheshin premtimet e dhëna në të kaluarën: "Kemi marrë një mori premtimesh gjatë gjithë këtyre viteve. Dhe besojmë se këto premtime duhet të mbahen. Kur ta kemi rregulluar shtëpinë tonë, atëherë edhe vendet në zhvillim mund t'i zgjidhin problemet për të cilat po flasim, sidomos që kanë të bëjnë me infrastrukturën. Ju lutemi, ne kemi plane. Në se na ndihmoni, atëherë edhe ne ecim përpara."

G8 tani miratoi një plan të dytë veprimi. Ai parashikon që ato vende që janë në transformim dhe që po përjetojnë një hov ekonomik, t'i ndihmojë në ndërtimin e tregjeve lokale të kredive. Me këtë pritet që ata të bëhen më të pavarur nga monedhat e huaja dhe mund të mbrohen më mirë ndaj krizave financiare. Kjo sepse sa më e lartë përqindja e monedhës vendase në borxh, aq më i ulët është rreziku i shpërthimit të një krize monetare.

Shkarazi ministrat përmendën edhe gjendjen e mirë të ekonomisë botërore. Ata thanë se ajo aktualisht është e qendrueshme dhe së rreziqet janë zvogëluar. Por meqënëse energjia dhe lëndët e para kanë mbetur të shtrenjta, ata duan të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm.

  • Data 19.05.2007
  • Autor Henrik Boehme
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIf
  • Data 19.05.2007
  • Autor Henrik Boehme
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIf
Reklamë